Alpinisti francez zbulon një liqen në 3353 m lartësi mes Alpeve

609
Sigal

Një alpinist ka zbuluar një liqen të bërë nga bora e shkrirë e akullnajave në një mal në Alpe në 3353 metër lartësi.

Bryan Mestre, një instruktor 24-vjeçar alpinizmi, bëri zbulimin “e rrallë” në Instagram, duke pretenduar se liqeni ishte formuar në vetëm 10 ditë pranë majës së Mont Blanc.

Duke paralajmëruar ndjekësit e tij për situatën që kishte shkruar: ‘Momenti për të ndezur alarmin’.

“Vetëm 10 ditë të nxehtësisë ekstreme ishin të mjaftueshme për të shkrirë, rrëzuar akuj dhe për të formuar një liqen në bazën e Dent du Géant dhe Aiguilles Marbrées në Itali.

Z. Mestre beson se liqeni erdhi si rezultat i ndryshimeve klimatike dhe fajëson valën e nxehtësisë që goditi alpet me temperatura deri në 10 gradë Celsius.

Maja e Mont Blanc është zakonisht rreth -4C ndaj edhe temperatura të tilla nuk janë aspak të zakonta.

Ai tha: “Mbeta i befasuar pasi në këto maja nëse sjell një shishe me ujë zakonisht ngrin akull në vetëm 2-3 orë”.

Z. Mestre shtoi: “Kjo është me të vërtetë alarmante, akullnajat në të gjithë botën po shkrihen me shpejtësi marramëndëse”./ dailymail.co.ko