A e dinit pse “fluturon” koha, kur jeni duke bërë qejf? Mësojeni…

448
Sigal

Ora më e saktë e botës lëviz me një ritëm shumë të saktë, duke u ngatërruar me vetëm një sekondë në 300 milion vite.

Truri i njeriut, funksionon ndryshe, dhe ata sekonda i merr sipas mënyrës së tij, duke krijuar një sens tjetër të kohës. Mirëpo pyetja është se, pse truri nuk funksionon sipas një ore reale, dhe si pasojë koha ikën më shpejt, kur jemi duke kaluar mirë, dhe më ngadalë, kur jemi të mërzitur.

‘Mënyra se si truri e percepton kohën, varet vetëm nga pritshmëritë dhe probabiliteti, që ai krijon. Truri mund ta ndjejë se diçka do të ndodhë, pa ndodhur ende,’ thotë Dr. Michael Shadlen, profesor në Universitetin dhe Qendrën Mjekësorë të Kolumbisë në Nju Jork.

Nuk ka ndonjë agjent konkret në tru, i cili do të ishte përgjegjës se si ne e perceptojmë kohën. Ka shumë mekanizma të ndryshëm, të cilët lidhen me këtë perceptim. Një nga këta mekanizma përfshin aktivizimin e qelizave neurale kur ju jeni duke bërë një aktivitet. Aktivizimi i këtyre qelizave rritet në proporcion me perceptimin e kohës, që do të thotë se sa më shpejt aktivizohen këto neurone, aq më shpejt truri e percepton kohën dhe kështu na duket, që koha kalon më shpejt.

Mekanizmi tjetër është përgjegjës për aktivizimin e disa substanave kimikale të trurit. Në një studim të bërë, është vërejtur që një grup neuronesh, të cilat e prodhojnë dopaminën- një neurotransmiter përgjegjës për ndjenjën e kënaqësisë, ndikon në mënyrën se si ne e perceptojmë kohën.

Kur ju jeni duke bërë qejf, këto qeliza neurale janë më aktive, duke liruar më shumë dopaminë, dhe rrjedhimisht truri percepton, që ka kaluar më pak kohë, se sa realisht ka kaluar. E kundërta ndodh kur jeni të mërzitur dhe qelizat e trurit nuk prodhojnë shumë dopaminë, në këtë rast truri e precepton që koha nuk po shkon shumë shpejt.