7 mënyrat si të dalloni njerëzit e shtirur

1166
Ndonjëherë mund të jetë mjaft e vështirë të dallosh nëse synimet e dikujt janë të vërteta.
Disa njerëz pretendojnë se janë të sinqertë kur kanë nevojë për diçka nga ju dhe nëse nuk doni të gjeni veten në një situatë të pakëndshme, ju mund t’i kushtoni vëmendje shenjave që mund t’ju ndihmojnë të kuptoni se me çfarë lloj personi keni të bëni.
Sipas intv.al këto janë disa nga mënyrat si t’i dalloni:
1. Njerëzit e shtirur respektojnë vetëm ata që kanë fuqi dhe pasuri. Ata me vlera i respektojnë të gjithë.
Njerëzit të cilët nuk janë të shtirur respektojnë tiparet e personalitetit dhe karakteristikat e njerëzve.  E kundërta ndodhë me të shtirurit.
2. Njerëzit e shtirur  duan të përfitojnë nga çdo gjë rreth tyre. Njerëzit e vërtetë kurrë nuk përpiqen të manipulojnë të tjerët.
 Po flasim për përdorimin e metodave për t’i bërë të tjerët të bëjnë atë që është më mirë për manipuluesit pa marrë parasysh mirëqenien e njerëzve.
3. Një person i shtirur dëshiron shumë  vëmendje
Njerëzit jo të shtirur  nuk e ndiejnë nevojën për të tërhequr vëmendjen e atyre rreth tyre, sepse nuk e gjejnë të nevojshme për të dëshmuar ndonjë gjë për shoqërinë. Ndërsa ata që nuk ndihen mirë me veten e tyre, gjithmonë duan të jenë të qëndër të vëmendjes.
4. Njerëzit e shtirur gjithmonë mburren
Sipas intv.al duhet të keni parasysh se njerëzit e shtirur mburren shumë për gjërat që kanë, duke edhe gënjyer për gjërat që zotërojnë. Kini kujdes prej tyre!
5. Njerëzit e shtirur merrën shumë me thashetheme
Këta njerëz kanë më shumë prirje për t’u marrë me thashetheme, sepse nuk kanë parime në jetën e tyre.
6. Njerëzit e shtirur bëjnë premtime që nuk i mbajnë 
Ata  nuk i thonë gjërat, sepse kanë rëndësi për ta. Si pasojë edhe ndonjë premtim që mund të bëjnë, zakonisht nuk e mbajnë. Pra nuk duhet t’i besoni shumë.
7. Njerëzit e shtirur gjithmonë kritikojnë të tjerët për t’u dukur vetë si më të mirë
Nëse shikoni dikë që vetëm ul vlerat e të tjerëve, dijeni që është person i shtirur.
Sigal