Sigal

Besojmë ju ka rënë në vesh shprehja “gjithçka është relative ndërsa e gjitha kjo është absolute”. E njëjta gjë vlen edhe për bukurinë. Ç’ishte e bukur dje nuk është më e bukur sot. Më poshtë do t’ju njohim me disa trende të rrezikshme që njerëzit i zbatonin dikur në emër të bukurisë.

Ky zakon bukurie u praktikua në Kinë nga gratë e dinastisë Song (960- 1279) derisa zyrtarisht u ndalua në 1912- ën. Përgjatë këtyre viteve gratë i deformonin eshtrat e tyre duke u përpjekur t’i përshtatnin këmbët brenda këpucëve tradicionale, jo më të gjata se 10 cm.

Kjo procedurë niste diku rreth moshës 4- 9- vjeçare dhe për 2 vite me radhë vajzat e vogla i mbanin këmbët të fashuara për t’u dhënë formën dhe madhësinë e dëshiruar.

Unazë qafe për gratë Kayan në Myanmar (shek. XI- ende sot)

Gratë Kayan të Myanmar- it mbajnë rrathë bronzi rreth qafës së tyre që nga mosha 5- vjeçare e deri kur rriten. Me kalimin e viteve ndodh edhe shtimi i unazave. Çdo grua duhet të mabjë gjithsej 11.5 kg unaza rreth qafës. Pavarësisht se ç’thuhet, unazat nuk e zgjasin qafën, veçse e deformojnë dhe e shtyjnë poshtë klavikulën duke dhënë iluzionin e një qafe më të gjatë.

Ohaguro in Japan (250  — 1870)

Në Japoni, ngjyra e zezë është konsideruar historikisht si e bukur, arsye kjo pse dikur gratë i lyenin dhëmbët në këtë ngjyrë. Sapo gratë martoheshin ishin të detyruara t’i shndërronin dhëmbët në të zinj.

Hekuri oksidohej brenda në çaj, çaj bëhej i zi, shtoheshin disa erëza për të mbytur erën e fortë dhe gratë më pas e pinin për t’i mbajtur dhëmbët e zinj. Thuhej se kjo praktikë ishte mjaft e dobishme për shëndetin e dhëmbëve por nisi të zbehej si traditë aty nga fundi i shek. 19.

Dietë krimbash

Në fillim të viteve 1900 qe mjaft e populluar dieta me vezë krimbi e cila konsistonte në gëlltitjen e tabletave që përmbanin vezë krimbi. Veza çahej, krimbi rritej brenda zorrëve dhe kështu gratë ia dilnin të humbnin peshë. Rreziqet e kësaj diete ishin bllokimi i zorrëve si dhe formimi i kisteve në mëlçi, sy, tru dhe palcë kurrizore.

Qepje qerpikësh

Sipas një artikulli të botuar në vitin 1899 një mënyrë për t’i bërë sytë e grave sa më tërheqëse ishte shtimi i sa më shumë qerpikëve. Teknika për ta realizuar këtë ishte qepja në qepallë e disa qimeve të marra nga koka me ndihmën e një gjilpëre. Përpara procedurës specialistët e pastronin pjesën e sipërme të qepallës, aty ku bëhej edhe qepja, me një përzierje që përmbante kokainë.