Sigal

1. Mos ulërisni

Të ulërish nuk shërben për asgjë, qeni juaj ndihet shumë mirë. Ngritja e zërit e tremb dhe bën që ai të mos ju dëgjojë më. Ekzagjerimi përsa i përket qortimeve të qenit, pothuajse gjithmonë rezulton kundërproduktiv dhe kafsha mund të bëhet më agresive.

2. Mos i bëni gjërat me vonesë

Jeni kthyer në shtëpi nga puna dhe keni gjetur pantoflat tuaja të preferuara krejtësisht të shyqer: qortimi në fund është i pdobishëm. Nëse i viheni kundër qenit pasi ka bërë rrëmujë, nuk do të ketë asnjë farë përfitimi sepse ai nuk e kupton pse po e qortoni. Kjo gjë funksionon nëse e bëni në momentin e duhur, pra kur i tregoni që po bën diçka të cilën s’duhet ta bëjë.

3. Mos i bërtisni për nevojat personale

I njëjti diskutim vlen edhe nëse zbuloni se ka kryer nevojat personale nëpër shtëpi. Kujtohuni ta nxirrni jashtë në orarin e duhur sepse t’i bërtasësh nuk ka asnjë efekt pozitiv. Qeni nuk e kupton pse po i bërtisni dhe mund ta çojë zemërimin tuaj në ekstrem me një pasojë akoma më të keqe: herën tjetër, ai mund ta hajë atë për të shmangur zemërimin tuaj!

4. Mundohuni të mos e bëni të hungërijë

Të zemëroni apo qortoni qenin tuaj ndërsa hungërin, nuk është një ide e mirë. Në fakt, kafsha hungërin kur është e trembur ose kur gjendet në një situatë të pakëndshme. Përpjekja për të ndaluar këtë sjellje mund të shkaktojë qëndrime agresive të tij. Nëse hungërin, lëreni të qetë, por nëse e bën shpesh njoftoni veterinerin tuaj.

5. Mospasja e koherencës

Koherenca është thelbësore në edukimin e qenit tuaj. Nëse shpesh i thoni mikut tuaj të mos hyjë në shtrat dhe pastaj në mbrëmje e merrni aty pranë jush, ai s’do të kuptoj gjë. Pra, jini koherent me mesazhet që jepni dhe me rregullat e shtëpisë që nga fillimi.