4 mite të pavërteta rreth vezës!

504
Sigal

Në këtë artikull do t’ju ndihmojmë të rrëzoni poshtë njëherë e mirë disa të pavërteta rreth vezëve. Ja çfarë ju është thënë gabim deri më sot:

Njerëzit me kolesterol të lartë nuk duhet të hanë vezë

Historikisht, individëve që vuajnë nga kolesteroli i lartë u është thënë të mos konsumojnë kurrsesi vezë. Ç’është e vërteta pjesa e verdhë përmban më shumë yndyrë dhe kolesterol se e bardha, po jo të gjitha yndyrnat janë të këqija dhe i ashtëquajturi kolesterol i mirë jo gjithmonë rrit nivelin e kolesterolit të keq në gjak. Sigurisht 3 vezë në mëngjes për çdo ditë nuk janë aspak një zgjedhje e mirë, por një vezë në ditë nuk do t’ju dëmtojë aspak. Ara që vuajnë nga diabeti ose sëmundjet kardiovaskulare duhe të tregohen më të kujdesshëm dhe të hanë jo më shumë se tre vezë në javë.

Nëse do të dobësohesh mos e ha të verdhën

Shumë persona nuk e hanë të verdhën e vezës nga frika se mos shëndoshen. Në fakt, e verdha përmban proteina dhe substanca të tjera të dobishme si vitamina D që kontribuojnë në absorbimin e kalciumit. Po kështu përmbajnë choline (kolin) që siguron mirëfunksionimin e mëlçisë. Këto substanca, së bashku me luteinën janë shumë të dobishme për sytë tanë; substanca që nuk gjenden te e bardha e vezës. Shoqata Amerikane e Zemrës thotë se 1 vezë në ditë duhet të jetë pjesë e një diete të shëndetshme. Eksperimentet tregojnë se një vezë e plotë në mëngjes zvogëlon sasinë e ushqimit që do të hani, e bashkë me të edhe kaloritë.

Ta hash vezën ashtu siç është të bën më mirë se veza e zier

Mendohet se nëse e ha vezën të pagatuar ndihmon në rritjen e muskujve, përmirësimin e zërit apo zvogëlimin e acidit në stomak. Por ja që veza e gjallë është mbivlerësuar më shumë seç duhet. E bardha e vezës në fjalë nuk absorbohet nga trupi aq mirë sa ajo e cila gatuhet, përfshirë këtu përthithjen e vitaminës B7, procesi i së cilës rrezikon të bllokohet kur veza hahet ashtu siç është.

Ka vetëm vezë të bardha ose kafe

Ngjyra e lëvozhgës së vezës varet nga raca, megjithëse përgjithësisht jemi mësuar të shohim dy lloje: të bardhë dhe kafe. Ajo që nuk dini është se disa raca si Araucana apo Ameraucabna bëjnë vezë blu ose të gjelbra. Pavarësisht se ngjyra varet nga pigmenti dhe dieta e pulës, pra asaj se çfarë pula ha, e gjitha kjo nuk ndikon në cilësinë e vezës./ Inlife