Egjipti hap dy piramidat e tij më të vjetra për publikun për herë të parë nga viti 1965

586
Sigal

Egjipti ka hapur dy nga piramidat e saj më të vjetra për publikun për herë të parë që nga viti 1965, në një përpjekje për të tërhequr më shumë turistë në këtë zonë për këtë vit.

Ministri i Antikiteteve Khaled el-Anany njoftoi të shtunën hapjen e piramidës Bent dhe piramidën e saj satelitore në nekropolin mbretëror të Dahshurit.

Të dy ndodhen rreth 40 kilometra në jug të kryeqytetit Kajro në nekropolin mbretëror të Dahshurit, i cili është pjesë e nekropolit të Memfisit.

Ato ishin të mbyllura për një kohë të gjatë prej vitit 1965 pasi në to po kryheshin ende kërkime dhe njëkohësisht u bë restaurimi i objekteve të gjetura në brendësinë e tyre.

Gjatë gërmimeve në zonë, arkeologët egjiptianë zbuluan një koleksion gurësh, balte dhe sarkofagësh prej druri, disa prej tyre me mumiet në brendësi.f.h