Zhak Herri: “Idhulli im: Arjan Cani, një prezantues plot sharm & elegancë !”

746
Sigal

Intervista/ Flet Tatuazhisti i mirënjohur shqiptar , Zhak Herri : Ja lidhja ime me artin e tatuazheve mbi trupat e vip-ave shqiptarë .

… Në një intervistë ekskluzive , Tatuazhisti i mirënjohur shqiptar Zhak Herri , me një eksperiencë 10 vjeçare në Itali & Shqipëri rrëfen me detaje jetën e tij, pasionet e vegjëlisë, dashurinë e madhe për profesionin e tij , personazhet publike shqiptarë të cilët kanë besuar në punën e tij, si dhe mjaft gjera interesante që, doni të dini rreth tattoo-ve . Për më tepër ju ftoj, të lexoni këtë intervistë 100 % të sinqertë …

Përshëndetje Zhaku , dukeni më në formë se kurrë . Më thoni ju lutem , cili është sekreti juaj i formave të bukura fizike ?
Sekreti kryesor për të pasur dhe ruajtur format e bukura fizike krahas faktorit gjenetik është padyshim frekuentimi i palestrës, ushtrimeve te ndryshme për linjat & sigurisht një dietë e rregullt ushqimore e pasur me shume perime dhe fruta .

Cila mendoni se është arma juaj më e fortë si tatuazhist ?
Mendoj se, janë personazhet që vlerësojnë punën time artistike . Nuk dua të tregohem modest, por është ende shpejt të tregoj avantazhet e mia. Dua që çdo gjë t’ia lë kohës. Por mund të them se ky profesion më jep siguri dhe është ajo që dua të bëj në këto momente. Tashmë u bënë 10 vite që ushtroj këtë profesion dhe sot jam profesionist në këtë fushë .

Cilat janë grup-moshat që preferojnë tatuazhe ?
Janë të ndryshme , duke filluar që nga 18 vjeç e deri në 60 vjeç .

Fillimet tuaja, sa të vështira kanë qenë ?
Nuk besoj shumë në fat në këtë pjesë . Unë mendoj se fati është si ta bësh. Unë dhe e kam ndjekur dhe më ka ndjekur, kanë qenë shumë gjëra së bashku që më kanë çuar drejt këtij profesioni . Çdo gjë ka qenë dhe është e vështirë, por, falë talentit dhe vullnetit tim, ia kam dal mbanë! Unë kam qenë i ftuar dhe pjesëmarrës në disa programe televizive ne ekrane të ndryshme ku kam demonstruar punët e mia. Aktualisht kam studion time ne Rrugën Myslym Shyri , pranë me Amc-në .

Cilët kanë qenë disa nga personazhet publikë që kanë besuar në punën tuaj ?
Janë të shumtë, p.sh veçoj këtu : Valton Krasniqi, Anila Kalleshi, Bruna Smulja, Hermes Nikaj, Eduart Deda etj .

Si vishesh në jetën e përditshme ? Po veshjet e femrave shqiptare si të duken ?
Veshja ime është gjithmonë në varësi të programit ditor që kam. Nëse është një ditë pune , normalisht i veshur sport & praktik. Nëse programi ditor kërkon diçka më klasike apo moderne, sigurisht që i përshtatem eventit. Nëse flasim për femra që janë imazhe mediatike, them se i kapin tendencat, pasi vajzat e ekranit janë të mirinformuara. Nëse flasim për vajzat e vogla, e teprojnë pak më veshjen e paradites ose në shkollë. Mendoj së është bukur t’i shikosh pa grim. Vitet e fundit tendenca po ndryshon, ama mendoj se duhet shumë kujdes në kombinimin e veshjes me stilin qe të përket, dhe ditës që kemi përpara.

Zhaku & Thashethemet, a të prekin ato ?
Thashethemet në momentin e parë prekin këdo. Kur pastaj i analizon dhe i mendon me gjakftohtësi, kupton që bëhet fjalë vetëm për fjalë boshe dhe pa bazë i anashkalon. Njerëz të boshatisur e thashethemexhinj ka gjithandej .Nëse nuk kanë gjë më të mirë për të bërë në jetën e tyre se të merren dhe të fantazojnë për dikë tjetër, sigurisht që nuk do të mundem unë t’ua ndryshoj mendimin ose rutinën e përditshme.

Çfarë e bën një tatuazhist të jetë i suksesshëm ?
Në radhë të parë e bën vetëm këmbëngulja dhe ambicia për të arritur aty ku ai dëshiron. Është shumë e thjeshtë të bëhesh tatuazhist sot, por e vështirë të arrish suksesin dhe famën. Unë personalisht kam tre parime në jetë, të synoj më të mirën, të punoj me shpirt për ta arritur dhe më pas të shijoj atë çka kam arritur. Nuk duhet kurrë të kënaqesh me pak, gjithmonë duhet të kërkosh atë që meriton, edhe pse pak e vështirë në ditët e sotme.

I ri në moshë dhe me sukses mbi supe , ky quhet guxim ?
Edhe guxim, edhe punë, edhe ëndërr, edhe një horizont drejt të ardhmes time. Përqindja e guximit është e madhe por 100 % është puna ime, pasi ëndrra tashmë po bëhet realitet .Më pëlqen të qëndroj tek e para, pasi po nuk guxove nuk arrin të mësosh as suksesin, as dështimin. Njeriu mundohet t’i ketë të dyja këto gjëra dhe mes tyre të bëjë një balancë të ndershme .

Jeni për martesë apo bashkëjetesë ?
Martesa edhe pse bazuar në skema shumë primitive është institucioni më i mirë dhe i pazëvendësueshëm. Është qeliza bazë e një shoqërie të ekuilibruar, nga familja edukohen fëmijët etj etj. Ndërsa bashkëjetesa për mua e prish në mënyrë të tërthortë martesën. Zakonisht arsyet pse i shtyjnë njerëzit të bashkëjetojnë janë që ta njohin më mirë njëri- tjetrin, por për mua një njeri mund ta njohësh edhe pa bashkëjetuar. Dy njerëz të dashuruar rrinë dhe harxhojnë kohë të mjaftueshme me njëri-tjetrin aq sa për t’u njohur, nuk kanë pse të shkojnë si me kusht për të bashkëjetuar.

Tatuazhet për ju janë pasion, profesion apo biznes ?
Profesioni është i pandashëm nga biznesi, ecin bashkë dhe për të qenë të suksesshëm kërkohet dhe faktori pasion. Ose pasioni mban gjallë profesionin dhe i jep kuptim dhe shije biznesit .

Jeta private, si po shkon ?
Jeta private shkon shkëlqyer .