Zeta-Jones dhe Douglas, ende të dashuruar të përvjetorin e 15-të

663
Catherine Zeta-Jones dhe Michael Douglas janë padyshim një nga çiftet më të njohur të Hollivudit dhe duket se edhe pas 15 vjetëve martesë janë ende shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.
Me rastin e përvjetorit të 15-të të martesës së tyre, 46 vjeçarja ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh të ngrohtë për bashkëshortin 71-vjeçar.
“Gëzuar përvjetorin i dashur! E dua jetën tonë se bashku, për 15 vite të tjera që do të vijnë!” Mesazhi ishte bashkëngjitur në një foto ku të dy duken mjaft të lumtur, të përqafuar me njëri- tjetrin.
Catherine dhe Michael u njohën nga miku i tyre i përbashkët, Danny DeVito, në Deauville Film Festival, në Francë në vitin 1998. Çifti u martuan 2 vjet më vonë, në vitin 2000, në një ceremoni mjaft luksoze.
Pas lindjes së vajzës së tyre, Cary në vitin 2003 çifti vijuan të shijojnë privatësinë, por edhe lumturinë teksa të dy shënuan suksese të rëndësishme në karrierën e tyre. Por sëmundja e Michael, në vitin 2010 i cili u diagnostikua me kancer në fyt krijoi konflikte mes çiftit të famshëm, deri aty se u përfol se hapi tjetër do të ishte divorci.
Por, kjo gjë nuk ndodhi, dhe pavarësisht kritikave për diferencën 25-vjeçare në moshë mes tyre, çifti i famshëm i Hollivudit festojnë 15-vjetorin e martesës dhe janë ende bashkë.


Sigal