“Zemër Rebele”, shthur Rita Orën dhe Madonën

539
Dy këngëtaret Madonna dhe Rita Ora po sillen në mënyrën më të shthurur të mundshme në turin e tyre në Berlin të quajtur “Zemër Rebele”.
Si këngëtarja me origjinë shqiptare ashtu dhe amerikania 57-vjeçare bënin vazhdimisht skena shpeshherë sensuale duke ekzaltuar publikun.
Në një moment duket që Madonna i bie me shkelm vitheve të Rita Orës.
“Bjondet po bëjnë qejf në Berlin, Çfarë nate” shkruan në Instagram Madonna, pas postimit të një fotoje me 24-vjeçaren.
Ato e përfunduan performancën e tyre duke u drejtuar me gishtin e mesit përballë publikut në këtë shoë rebelimi, së bashku me kërcimtarët që iu bashkuan atyre.
Sigal