Zbuloni pse Hëna është e pangjyrë

573
Pavarësisht nga dukja, Hëna nuk është plotësisht e pangjyrë. Astronautët e Apollo e përshkruan ngjyrën e saj si “kafe”.
Një studim i kujdesshëm tregon se zonat e errëta, ose ‘maria’, shfaqin hije të blusë ose ngjyrës kafe, ndërsa zonat malore kanë gjurmë të zbehta të të verdhës, rozës dhe blusë të zbehtë. Këto dallime janë kryesisht për shkak të sasisë së metaleve të tilla si hekuri apo titani, në minerale sipërfaqësore të ndryshme.
Për fat të keq, syri i njeriut nuk është i ndjeshëm mjaftueshëm për të kapur këto dallime të vogla në ngjyrë, nga një distancë. Megjithatë, pjesa më e madhe e sipërfaqes së Hënës përmban minerale, që janë natyrshëm gri dhe këto dominojnë ngjyrat që ne perceptojmë nga Toka.
Sigal