Zbulohet lidhja e Olta Gixharit me një 22-vjeçar

597
Aktorja 30-vjeçare ka vite tashmë që e mohon se është në ndonjë lidhje, por duket se e vërteta është ndryshe. Ajo ka në krah një djalë rreth 8 vite më të vogël se vetja, ndërsa është përpjekur që ta mbajë romancën sa më larg publikut. Por mundin ia ka çuar dëm vetë partneri i saj, i cili ka publikuar një fotografi së bashku, në “Instagram”- in e tij personal.  Ai quhet Xhek Nasufi, ka studiuar për Ekonomi-Financë në një universitet privat, por nuk dihet se çfarë pune bën. Çfarë bie në sy është fakti se ai është një djalë i pasur dhe që bën jetë luksoze dhe plot udhëtime. Të paktën kështu të lënë të kuptosh fotografitë e postuara prej tij, ose makina që disponon ai, një “BMW” mjaft e shtrenjtë. Është e njëjta makinë, nga brendia e së cilës Olta Gixhari ka publikuar mjaft fotografi provokuese gjatë verës. Nga tapiceria e makinës, por edhe nga vendet e njëjta ku janë realizuar fotot, duket se çifti ka kaluar pushimet së bashku.
Sigal