Zbulohet gjinia e fëmijës së tretë të Kim Kardashian dhe Kanye West

583
Ditën e djeshme Kim Kardashian dhe Kanye West zbuluan se do të bëhen me një tjetër bebe. Burime pranë çifti të publikuara zbuluan dhe gjininë e fëmijës së tretë.
Show-girl-ja dhe këngëtari amerikan do të bëhen me një vajzë tjetër. Familjes së madhe do t’i shtohet edhe një tjetër bukuroshe e cila do të jetë e nënta në klanin Kardashian/ Jenner.
36- vjeçarja nuk ka zgjedhur ta lindë vetë fëmijën pasi mjekët nuk ia rekomanduan. Sepse shtatzënia dhe lindja e një fëmije të tretë do të ishte me shumë rrezik për Kim-in.
Nëna surrogate që do të mbajë fëmijën dhe që ka marrë 45 mijë dollar është nënshtruar një diete rigoroze, ku konsumon vetëm ushqime të shëndetshme.
Ajo është e ndaluar të pijë duhan, të konsumojë alkool apo drogë gjatë shtatzënisë. Kim Kardashian dhe Kanye West kanë edhe dy fëmijë të tjerë North 4 vjeçe dhe Saint 21 muajsh.
Sigal