Zbulimi më i ri i shkencës, printeri 3D i lëkurës

570
Është bërë printer-i i parë 3D për lëkurën e njeriut, që prodhon brenda pak kohe dhe me shpenzim të ulët cipa të cilat shërbejnë për transplante dhe për eksperimentimin e barërave, kremërave dhe substancave kimike. Duke përdorur një përzierje qelizash njerëzore dhe plazme, makineria e krijuar nga José Luis Jorcano, i universitetit Karlos III i Madridit, dhe që është publikuar në revistën Biofabrication, është në gjendje të printojë copa lëkure katrore me brinjë 10 centimetra brenda 35 minutave.
Sikurse edhe printer-at e zakonshëm 3D që bëjnë objekte duke mbivendosur shtresa të holla materiali, makineria e bërë nga kërkuesit spanjollë printon cipa shumë të ngjashme me lëkurën e njeriut. Në ndryshim me printerat e zakonshëm në vendin e “bojës”, që zakonisht është e bërë me materiale plastike, bioprinter-i mbivendos shtresa plazme dhe qelizash të marra nëpërmjet biopsisë dhe që vendosen për t’u shumëfishuar në provëza. Printeri arrin të prodhojë me besnikëri lëkurën, me një shtresë më të jashtme që e mbron nga mjedisi që e rrethon, dhe një e dytë të pasur me ngjitës, proteina që garanton elasticitet.
Kjo “vegël”, që tashmë është gati për të eksperimentuar barëra dhe kremra, premton që të ulë kohën dhe shpenzimet në krahasim me teknikat që janë përdorur deri tani. “Kjo mënyrë bioprint-imi, tha Alfredo Brisac, përgjegjësi i BioDan, agjencia që bashkëpunon për këtë projekt, premton të prodhojë lëkurë në mënyrë standarde, në formë automatike, dhe me një proces më pak të kushtueshëm sesa ai me dorë”.
Print-imi 3D i lëkurës është risia e fundit e asaj që tashmë është një “fabrikë” organesh që krijohen me këtë teknikë që lindi fillimisht brenda laboratorëve fabrikë, “garazhe” artizanësh që shfrytëzojnë teknologjitë e reja për punën e tyre. Pas laringut, trakesë dhe kërceve të prodhuara me teknikë të njëjtë, kjo e fundit tregon mundësinë e madhe që po japinin printer-at 3D në fushën e mjekësisë, shkruan ata.
Sigal