Zbulimi i ri për Tokën

668
Shkencëtarët kanë bërë një zbulim që mund të ndryshojë përgjithmonë mënyrën se si e shikojmë planetin tonë dhe ndikimin që bëjmë ndaj tij.

Rezultatet e të dhënave të analizës, të cilat i ka mbledhur sonda e NASA për kërkim të rripit Van Allen, kanë treguar se me siguri janë njerëzit ata që kanë krijuar një shtresë mbrojtëse radioaktive rreth Tokës.

Shkencëtarët konfirmuan se radio-valët me frekuenca të ulëta, të cilat emetohen, krijojnë në atmosferë një lloj barriere mbrojtëse kundër grimcave të larta energjetike, të cilat vijnë nga gjithësia.

Studiuesit kanë vërejtur se në dekadat e fundit, ka ndodhur një ndryshim në zonat e rrezatimit të lartë të energjisë rreth Tokës. Shkak për këto ndryshime, sipas studiuesve janë radio-valët e frekuencave shumë të ulëta.
Sigal