Zbardhet letra-protestë e artistëve ndaj ministrit Bumçi

617
Sigal

Zbardhet letra drejtuar ish ministrit Aldo Bumçi, ku disa nga artistët më të njohur të Shqipërisë i kanë drejtuar atij një peticion për mbrojtjen e të drejtave të autorëve, të cilat deri atëherë merreshin nëpër këmbë. Për këtë arsye figurat e respektuara të kulturës dhe artit shqiptar, që nga Bujar Qamili e deri te Artan Imami, i kërkonin ministrit Bumçi, që të ndërhynte me autotritetin e vet, për zgjidhjen e problemit të së drejtës së autorit. Por, Bumçi që nga fillimi e deri në fund e la krejt pas dore këtë problem, duke i lënë artistët në mëshirën e fatit, pa bërë asnjë transparencë se për cilët artistë mblidheshin paratë gjoja për të drejtata e autorëve. Por fjalëve të tyre Bumçi, nuk iu përgjigj asnjëherë. Madje kjo letër, mbahej në zyrën e tij, e papublikuar. Këtu janë firmat e dhjetra artistëve që kërkojnë përgjigje. Dhe kjo letër që artistët ia  kanë nisur ish-ministrit të Kulturës u gjet këto ditë në MTKRS. Artistët e shquar protestojnë për heshtjen e ministrit, Bumçi ndaj mënyrës se si agjensia e manaxhimit kolektiv të artistëve interpretues dhe ekzekutues,  përfitonte nga të ardhurat që mblidheshin n ëemër të tyre.

PETICION

Drejtuar : Z.AIdo Bumçi Ministër i Kulturës.

Z.Mujë Buçpapaj

Drejtor i Zyrës Shqiptare për të drejtat e Autorit. Z.Ferdinand Xhaferi

Këshilltar i Kryeministrit për Çështjet e Turizmit dhe Kulturës.

Z.Gazmend Spahiaj

Drejtori i Përgjithshem i Tatimeve.

Z.Bujar Leskaj Kontrollit të Larte të Shtetit.

Për Dijeni: Sh.T.Z. Sali Berisha Kryeministër i Shqipërisë.

Të nderuar, Duke marrë shkas nga Informacionet e bëra Publike nga Zyra Shqiptare për të drejtat e Autorit për Agjensinë AKDIE ky subjekt mbledh të ardhura në emër të artistëve, dhe nuk ka bërë asnjëherë shpëmdaije për ta, nuk bën transparencë se për cilët artistë mbledh, nuk bën transparencë se ku janë këto lekë të grumbulluara, si edhe nuk raporton te anëtarët, apo në Zyrën e të drejtave të autorit për Bilancin e të ardhurave nga veprimtaria e saj..

I Nderuar Z.Ministër, jemi tepër të habitur dhe të shqetësuar nga mos reagimi Juaj, si Institucion përgjegjës në këtë fushë, Ju keni përgjegjësinë Morale dhe Ligjore ndaj nesh për të reaguar ndaj këtyre shqetësimeve të ngritura dhe lejoni të abuzohet akoma në emër të artistëve, duke mos dhënë asnjë përgjigje dhe duke mos marrë asnjë vendim Të nderuar Zotërinj, Ju kërkojmë dhe jemi në pritje të reagimit Tuaj të menjëhershëm për sqarimin e kësaj situate, pasi duam respektimin e të drejtave tona, dhe mos abuzimin me to. Askush nuk mund të përfltojë të ardhura në emër të dikujt tjetër, dhe të pasurohet në kurriz të tyre, pa pasur edhe marrëveshje me shkrim me ta.