Zayn Malik feston ditëlindjen, Gigi Hadid një urim special për të

589
Sigal

Gigi Hadid është kokë e këmbë e dashuruar me Zayn Malik dhe ajo dëshiron që e gjithë bota ta dijë këtë. Çifti i njohur e kanë nisur 2017-ën duke na treguar se lidhja e tyre është më e fortë se kurrë! Supermodelja Hadid i ka dërguar të dashurit të saj bukurosh, një urim shumë të bukur, i cili i ka ngrohur zemrën jo vetëm Zayn por edhe ne. Gigi postoi një foto bardhë e zi të këngëtarit 24 vjeçar tashmë, i cili është duke qëndruar në një ballkon, me sytë e ngulitur në qiell. Ajo shkroi me shumë dashuri: “Gëzuar ditëlindjen i bukuri im! Jam shumë me fat që njoh dhe dua një shpirt si i yti…Uroj që ky të jetë viti yt më i mirë!!!”.