Zana Çela rizgjidhet drejtore e TKOB

546
Zana Çela ka marrë drejtimin e Teatrit të Operas dhe Baletit. Vendimi u mor sot në mbledhjen e qeverisë, në tavolinën e të cilës krahas emrit të saj, ishte edhe ai i tenorit Josif Gjipali. Të dy u zgjodhën nga bordi i Ministrisë, pas garës përmes platformave. Ajo është emëruar sot drejtorja e re e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, duke zëvendësuar Ilir Kernin, i cili dha dorëheqjen pas konflikteve që kishte me kreun e Kulturës. Zana Çela rikthehet në drejtimin e Teatrit të Operas dhe Baletit, post që e ka mbajtur në vitet 2000-2003.
Sigal