Zaimina rrëfen marrëdhënien me vjehrrin dhe vjehrrën

500
Zaimina pranoi një kohë të vështirë në lidhjen e saj të gjatë, por po ashtu konfirmoi ribashkimin dhe unazën e fejesës pas disa ditëve pushime në Maldive.
E ftuar në “Thumb”, këngëtarja ka rrëfyer më shumë për projektet e reja, arsyet pse ka zgjedhur të heqë dorë nga muzika, por njëkohësisht nuk i ka shmangur pyetjet edhe për jetën private. Meqenëse kohët e fundit ka qenë në vëmendjen publike partneri i saj, Fatma dhe Aulona e kanë pyetur Zaiminën për marrëdhënien me vjehrrën dhe vjehrrin.
“Nuk kam shumë dëshirë të flas për marrëdhëniet e familjes. Vjehrri dhe vjehrra ime nuk jetojnë në Shqipëri, jetojnë jashtë, në Itali. Megjithatë, kam një marrëdhënie shumë të mirë….” – tregon ajo. Nëse e konsideron veten me fat për faktin që prindërit e partnerit nuk jetojnë me të, Zaimina tregon se nuk përbën ndonjë ndryshim të madh: “Njësoj është edhe po të ishin këtu. Do ishin mësuar me mua. Unë derën e kam të hapur…” – thotë ajo.
Përveҫ vjehrrit dhe vjehrrës, Zaimina ka edhe një kunatë, e cila po ashtu jeton jashtë Shqipërisë dhe marrëdhënien me të Zai e ka po ashtu shumë të mirë.
Sigal