Yzeir Llanaj/ Sejmenët e tjetërsimit të Polifonisë shqiptare

682
Sigal

*Artist i Merituar

President i Shoqatës Polifonia Shqiptare

 Duke marrë shkas nga artikulli me autorësi të Sejmen Gjokolit i cili guxon të trajtojë çështje të Polifonisë shqiptare, në kohën që nuk  është marrë kurrë me polifoninë, ndihem i fyer profesionalisht, sepse i kam kushtuar jetën polifonisë shqiptare, e cila është një nga kryeveprat e  trashëgimisë shpirtërore shqiptare. Ndihem i fyer pasi goditet polifonia, goditet Shoqata “Polifonia” që e ka mbajtur ndezur ruajtjen dhe propagandimin e kësaj vlere të rrallë në botë të popullit tonë. Parë në këtë shqetësim gjykoj se, kemi të bëjmë me një spekulim të pastër dhe i motivuar nga interesa tregtarësh në kurriz të kësaj vlere, e cila ka jehonë epokale në shpirtin e shqiptarit. Në këtë kontekst kërkoj, që zotëria në fjalë të jetë më korrekt dhe njëherësh të respektojë vlerat e artit dhe jo  të bëjë tregti me këto vlera, të cilat janë njohur ndërkombëtarisht.

Për të kuptuar edhe më mirë kontekstin e krijuar nga shkrimet e deri tashme, jam i detyruar të shpjegoj vlerat artistike të Polifonisë, e cila nga pikëpamja formale, është artikuluar si Polifoni, në kohën që në shqipen e pastër do të thotë shumëzërësh. Pra, kjo ka të bëjë thjeshtë me njohjen dhe artikulimin zyrtar ndërkombëtar.

Në këto kushte jam i detyruar të shpjegoj se, Polifonia si shoqatë është themeluar zyrtarisht në 1995 me iniciativën e artistëve të kombit shqiptar si Kadri Roshi “Nderi i  Kombit”, Ermir Dizdari “Mjeshtër i Madh”, Bajram Lapi muzikolog , Luftar Paja “Artist i Popullit”, Prof. Birçe Hasko “Mjeshtër i Madh”, Lazër Filipi “Artist i Popullit”, Haxhi Dalipi “Artist i Merituar”, në vazhdimësi me Kompozitorin e mirënjohur Limoz Dizdari “Artiti i Merituar”  Dr.Prof. Fatmir Hysi,   Roland Cene “Artisti i Merituar”, Dr.Prof. Ago Nezha “Mjeshtër i Madh”, Naxhi Kasaruhu “Artisti i Merituar” , dr Prof. Aleksandër Peçi “Mjeshtër i Madh”, poeti Xhevair Spahiu , Historiani Kastriot Bezati, poeti i madh popullor Lefter Çipa, etj. Njëherësh kjo shoqatë ka marrë karakter formal nëpërmjet vendimit të Gjykatës Rrethit Tiranë. Kështu që këta pionier të polifonisë, jo pa qëllim shpejt vunë në funksion dhe masterin, të dhënë këto dy muajit e fundit.

 Sejmenët kërkojnë të denigrojnë disa personalitete, të cilët kanë dhënë një kontribut shembullor në përsosjen e vlerave të Polifonisë, duke i akuzuar si akademik, të cilët e shikojnë Polifoninë nga frëngjitë, në kohën që, ata janë jo thjeshtë studiues në fushën e tyre, por njëherësh janë shkrirë, në vlerat e këtij arti, i cili nuk është pronë individuale, por është vlerë gjenetike shqiptare. Nejse kësaj i thonë; Ti tregosh arat Babait, këto janë ….

Në arsyetimin tim duket se Gjokoli i jep atribute e për tu larguar nga bataku i krijuar kërkoj, që të largohen nga prononcime të tilla, të cilat nuk përbëjnë vlerë, por thjeshtë tregti vlerash. Pra, pa u larguar nga shqetësimi i krijuar, është me interes çështja e emrit, që sipas interpretimit të Gjokolit, nuk ka rëndësi dhe madje qenka dora e fundit.

Unë po ju pyes, nëse nuk ka rëndësi emri i Polifonisë ose i shumëzërëshit, çfarë ka rëndësi sipas jush?!  Mendoj se çështja e emrit është sinjifikative, për shkak se, është duke u spekuluar me Iso Polifoninë, e cila me të gjitha mënyrat tuaja, është duke spekuluar dhe ndryshuar thelbin e çështjes, duke i dhënë vlera jo kombëtare, madje do të thosha  se, kërkohet ti jepen kësaj vlere kombëtare,  element grek, në kohën që Gjokoli mendon se, nuk paska rëndësi emri. Këto interpretime kërkojnë të shkëpusin vëmendjen  nga Polifonia, e cila e ka në brendësi edhe ison si pjesë e fundit të elementëve të saj, për rrjedhojë me debatet shkëputet vëmendja nga përmbajtja e Polifonisë, por nga ana tjetër kjo kontradiktë  përfundimisht e ka marrë shpjegimin nga organe zyrtare të shtetit ., Për këtë jam duke falënderuar institucionet e shtetit shqiptar, i cili gurët e rrokullisur nga sejmenët e tranzicionit janë duke u vendosur në vendin e tyre. Pra, jeni të lutur të mos debatoni në mënyrën e shterpësisë suaj, por është me interes të kërkoni dhe të hulumtoni, në funksion të kulturës kombëtare, e cila nuk është thjeshtë bashkim zërash, por mbi të gjitha është bashkim zemrash të bartësve të saj, sepse është mbar popullore. Kjo, është me interes kuptohet, sepse është me theks të veçantë shqiptar dhe interferon në vlerat artistike ndër ballkanike e me gjer Kjo, do të thotë se arti, nuk ka thjeshtë vlera kufitare gjeografike, por është përtej gjeografisë dhe shpirtit të vogël tregtar.