Ylli me origjinë shqiptare, Dua Lipa organizon koncert në Kosovë

76

Gazeta Telegraf/

Dua
Lipa është shprehur se  do të rikthehet në Kosovë për koncert, pasi të ketë
publikuar albumin e saj të ri, që pritet të lancohet në muajin shkurt të
vitit 2017.


Duke folur në një intervistë ekskluzive në emisionin NIN
në Klan Kosova, Dua bëri të ditur se pasi të publikohet albumi i saj, ajo ka në
plan të nisë një turne botëror për të performuar të gjitha këngët.


Ndër të tjerash, Dua shprehi dashurinë e saj të madhe që
ka për Kosovën dhe se sa shumë krenare është për të.