Xhesika Polos i hyjnë në qejf operacionet: Pas gushës, radhën e ka…?

1022
Këngëtarja 20 vjeçare, Xhesika Polo, ishte shumë e hapur rreth operacionit plastik që bëri për të hequr dhjamin në pjesën e gushës. Jo vetëm foli rreth operacionit, por edhe e ndau me ndjekësit e saj. Në një intervistë për Panoramën, Xhesika rrëfen për shkaqet pas operacionit dhe ç’ka në plan për të ardhmen. “Kjo është ndërhyrja ime e parë estetike, jam në ditën e parë dhe që tani ndihem më rehat me veten. Sa për ndërhyrjet e tjera, kjo pjesë është surprizë, por kanë nisur të më pëlqejnë,” tha Xhesika. Xhesika, si shumë prej nesh, frymëzohet diku. “E kam njërën që më pëlqen,” rrëfeu ajo. “Jo se dua t’i ngjaj, pasi nuk dua të dal aq shumë nga vetja sa të tjetërsohem. Thjesht korrigjime jo shumë të mëdha. Amber Rose më pëlqen shumë”. Pyetjes se ç’procedura do të dëshironte për t’u dukur më seksi apo sensuale, këngëtarja iu përgjigj me diplomaci. “Tani, të qenit seksi është relative. Në një intervistë të dytë do të keni një përgjigje më konkrete.” tha ajo pasi shtoi se do të konsultohej me mjeken e saj.

Sigal