Xhesika Ndoi: Pa dashuri jeta do të ishte pa tharm, pa emocion, pa meditim

536
Sigal

Personazh : Flet këngëtarja, Xhesika Ndoi: Jam e dashuruar dhe e lumtur !

 Xhesika Ndoi është një ndër këngëtaret më të njohura të muzikës popullore, që prej vitesh performon live në lokale të ndryshme në kryeqytet. Me origjinë durrsake, 25-vjeçarja sharmante na rrëfen gjithçka për jetën e saj . Xhesika tregon në këtë intervistë përse ajo njihet më shumë si këngëtare e muzikës popullore & tallava, duke thënë edhe disa nga surprizat që ka rezervuar për të gjithë fansat e saj.

 -Një prezantim të shkurtër rreth vetes…

Quhem Xhesika Ndoi dhe me profesion jam këngëtare. Kam vite që ushtroj këtë profesion dhe performoj Live në lokale të ndryshme, brenda dhe jashtë Shqipërisë, jam e ftuar në shumë koncerte. Kam një partner të mrekullueshëm që quhet Arti dhe një vajzë që më jep jetë me emrin Alesia.

  -Keni një idhull si referencë apo keni modelin tuaj të të ecurit dhe komunikimit me publikun ?

Nuk kam ndonjë idhull konkret, jam vetvetja. Asnjëherë s’më ka pëlqyer imitimi dhe përshtatja e vetes me një të dytë. Dua të jem vetvetja në çdo rast dhe në çdo kohë.

 -A jeni e dashuruar?

Po, e dashuruar dhe e lumtur përkrah partnerit tim, Artit.

 -Si erdhi kjo dashuri?

Krejt rastësisht dhe falënderoj zotin për gjithçka.

 -Ç’është dashuria për ju?

Është një ndjenjë shumë e bukur që e shoqëron njeriun gjatë gjithë jetës. Është virtyti më i lartë njerëzor, është bukuria e jetës që e bën vitin pranverë. Pa dashuri jeta do të ishte pa tharm, pa emocion, pa meditim.

 -Cili është mashkulli ideal, sipas jush, çfarë cilësish duhet të ketë?

Të jetë serioz & korrekt në lidhje.

 -Hobet tuaja, cilat janë?

Padyshim që kënga, por edhe udhëtimet në vende të ndryshme të botës.

-A mbani dietë?

Dietë jo, regjim të balancuar ushqimor po.

-Syzet që përdorini?

Koleksioni i fundit i “Burbery”.

–      Parfumi i preferuar?

“Aliene”.

 -Ku i kryeni pushimet?

Brenda & jashtë Shqipërisë.

-A jeni xheloze ndaj shoqeve të njëjtit profesion?

 Aspak, unë kam fansat e mi.

-Çfarë pëlqeni më shumë tek njerëzit dhe çfarë kritikoni?

Pëlqej çiltërsinë dhe komunikimin ndërsa kritikoj dhe urrej gënjeshtrën.

-Pijet e preferuara, cilat janë ?

Një gotë verë të bardhë & lëngjet e ndryshme.

-Frutat që pëlqeni e konsumoni?

 Luleshtrydhet & Kiwi.

-A e ka zënë femra pozicionin në jetë?

Sigurisht që po dhe më vjen mirë për këtë fakt.

-Diçka rreth kirurgjisë estetike…

Kirurgjia estetike sot është normale.

-A është shoqëria shqiptare maskiliste?

Është paksa, por së fundi gjërat kanë ndryshuar.

– Çfarë bëni në kohën e lirë?

Palestër & fitness.

-Pjata juaj e preferuar?

Supa me perime & prodhimet e detit.