Xhensila Seferi:“Magjia e modelingut qëndron tek fotografitë”

666
Sigal

Intervista/ Flet modelja shqiptare Xhensila Seferi: “Lidhja duhet shijuar në çdo moment, pastaj vjen martesa”

Endrra e çdo vajze të re, e cila sapo hedh shtatin dhe sapo admiron bukurinë e saj, është të bëhet modele. Shumica për famë dhe pasuri. Ndërsa Xhensila Seferi, në intervistën për “Telegraf”, shton se modelingu për të është hobi, por edhe nuk mund të sakrifikojë familjen për karrierë. Xhensila, në marrëdhëniet intime, pohon se ndjenja dhe logjika ndërtojnë së bashku një lidhje, por lidhja duhet shijuar çdo moment, dhe nëse martesa vjen, paskëtaj, është e… mirëpritur.  Kjo është më shumë si një trend për vajzat e reja, pasi të gjithave u pëlqen ajo ideja e të bërit modele e famshme. Bukuria e modelingut për mendimin tim qëndron tek sfilatat dhe seancat e fotove. Personalisht, unë kam një lidhje më të mirë me fotot, se sa me sfilatat. “Magjia” e modelingut për mua qëndron tek fotografitë.

Dëshira për t’u marrë me modeling, lind nga motivi për t’u bërë e famshme? E pasur?
– Le të themi që më shumë është dëshira dhe pasioni që ka një person për modën. Për mua nuk ka shumë lidhje pasuria apo fama, por gjithsesi ato janë një diçka ekstra që vijnë bashkë me modelingun.
– Mjafton vetëm bukuria natyrore për të pasur një karrierë në modeling?
– Për të qenë një modele, për mendimin tim, nuk mjafton vetëm bukuria e jashtme. Njeriu duhet të jetë i kompletuar në shumë anë të tjera, përveçse pamjes fizike. Me pak fjalë, nevojitet një ndërthurje e shumë aspekteve së bashku.
– Cilat janë dhuntitë, që duhet të kesh, për t’u marrë me modeling dhe cilat përfitohen nga përvoja?
– Nga përvoja merr goxha aftësi që të nevojiten në modeling, si për shembull mënyra e ecjes në pasarelë apo pozimi në seancat e fotove. Megjithatë një rol të rëndësishëm luan edhe ajo çka ti jep. Mënyra se si ndihesh pasqyrohet në performancat e tua.
– Ia vlen qëllimi, që karrierën në modeling ta arrish me çfarëdo çmimi e kosto?
– Nuk e shoh modelingun si gjënë kryesore. Për mua ai qëndron më shumë si një pasion, ku e kam gjetur veten shumë mirë, por nuk është diçka që do të sakrifikoja çdo gjë për të.
– Mund të sakrifikosh familjen për karrierën në modeling?
– Në asnjë mënyrë jo. Familja zë një vend shumë të rëndësishëm në jetën e kujtdo. E thashë dhe më lart që, për mua modelingu është një gjë që më shumë e bëj për hobi dhe për pasion, por jo deri në atë fazë sa të sakrifikoj familjen time.
Si lindën kontaktet e para midis teje dhe modeling-ut?
– Atëherë, modelingu nuk është se ka qenë një ndër “planet” e mia dhe nuk e mendoja se do të isha pjesë e modelingut. Gjithçka ndodhi në mënyrë rastësore.

– Kush janë personat, të cilët të kanë mbështetur në këtë rrugë?
– Si gjithmonë, mami është ajo që e mbështet vajzën (qesh). Si të gjithë vajzat në përgjithësi, mami ka qenë mbështetja më e madhe, që më ka mbështetur gjatë gjithë rrugës time.
Sukseset fillestare të karrierës tuaj cilat janë?
Kam marrë pjesë në programe dhe shfaqje të njohura televizive. Kam reklamuar veshje nga firma të njohura në vendin tonë e më gjerë.

– Cilat janë planet që keni tani afër?
Në shtator do të marr pjesë në një event shumë të madh mode, që do të zhvillohet në Itali, ku jam përzgjedhur së bashku me 12 modele të tjera për të përfaqësuar Shqipërinë. Atje janë të ftuar njerëz të famshëm në fushën e modës nga e gjithë bota. Besoj se do të jetë një eksperiencë shumë e bukur dhe e vlefshme për mua.
A menaxhoheni nga dikush apo bëni pjesë në një agjensi modeling-u?
Tani sapo kam nënshkruar një kontratë me një agjensi të njohur për modeling. Kjo agjensi do të më mundësojë edhe pjesëmarrjen në eventin që përmenda pak më lart.
Sa e vështirë është të jesh një modele sot në Shqipëri?
Në fakt, sot diskutohet që është shumë e lehtë për t’u bërë modele. (qesh) Modelingu në vendin tonë është përhapur shumë, sidomos në vitet e fundit. Mendoj që të bëhesh modele në Shqipëri është e lehtë, por që të jesh një modele me cilësi të mira kërkon pak punë dhe përkushtim. Në fund të fundit, modelet gjykohen edhe nga arritjet, që shënojnë në karrierën e tyre dhe kjo gjë e bën dallimin.
A jeni e kënaqur me nivelin e modeling-ut në vendin tonë?
Mendoj se ka akoma shumë punë për të bërë. Fakti që janë hapur shumë agjensi, të cilat nuk dihet mire se si funksionojnë, duke filluar që nga organizimi e me radhë, tregon që duhet të ketë një rritje të profesionalizimit.
Si e gjykoni marrëdhënien e shqiptareve me modën?
Jo, shumë të mirë. (qesh) Megjithatë është përmirësuar ndjeshëm në vitet e fundit dhe për këtë më vjen mirë.
Cili është stilisti yt i preferuar? Po firma e preferuar e veshjeve dhe përse?
Nuk është se kam shije të specifikuara në këtë drejtim. Për mua ka më shumë të bëjë mënyra se si vishet personi se sa emri i stilistit apo i veshjes.
Cilat janë pikësynimet e karrierës tënde?
Nuk është se e shoh modelingun si gjënë kryesore në të ardhmen time. Kjo vjen si pasojë e rëndësisë që ka modelingu në Shqipëri. Nëse do të flitej për jashtë vendit, ndoshta do të kishte një rëndësi tjetër, pasi bie në sy një profesionalizëm më i madh. Kam edhe synime të tjera, përveç modelingut.
– Në lidhjen intime, ju udhëheq logjika apo ndjenja?
Të dyja këto kanë rëndësinë e tyre. Lidhja vazhdohet gjithmonë nga ndërthurja e logjikës me ndjenjën.
– Pasuria, pozita e partnerit, sa ndikojnë në fillimin e një lidhjeje?
Për mua më shumë rëndësi ka njeriu në radhë të parë. Në fillim duhet të vlerësojmë personin dhe jo pasurinë apo pozitën e tij.
Është e rëndësishme që një lidhje të përfundojë domosdoshmërish në krijimin e familjes? Apo fillimisht, mendoni që të kaloni momentin, kohën, sado që të zgjatë kjo lidhje?
Për mendimin tim lidhja duhet shijuar në çdo moment. Duke kaluar kohë duhet të njohim personin që kemi në krah, e më pas të vlerësojmë nëse do ta kalojmë pjesën tjetër të jetës me të apo jo. Nëse t’i bindesh që duhet të kalosh jetën me personin që je, duke kaluar një lidhje, atëherë urime pasi ke qëlluar në shenjë.
– E kaluara e një lidhjeje, duhet hedhur përfundimisht poshtë?
– Varet se për çfarë lloj lidhje flasim, por unë jam e mendimit që po.
– 3 gjëra që nuk mund t’i sakrifikoni për karrierën e modelingut?
– Në radhë të parë është familja, e më pas shkolla. Të tretën nuk po e gjej dot. (qesh).

  Xhoi MALSIA