Xhensila Seferi: Bashkëjetesa është një kulture e re në Shqipëri

768
Sigal

INTERVISTA/ Flet modelja Xhensila Seferi: Motoja ime – “Zot me ndriço “

Nuk është e vështirë të jesh modele, por duhen disa kushte specifike që duhet t’i përmbushësh fizikisht e pranueshme në linjë femërore, e ambientuar me fotografinë dhe të dish të ecësh, të rrish serioze ose të buzëqeshësh atëherë kur duhet, këto janë mendimet e modeles Xhensila Seferi.

 Jeni e kufizuar nga jeta për shkak të të qenit modele?

Jo, asnjëherë. Deri me sot nuk kam qenë e kufizuar sepse më duhet të theksoj që modelingu është një nga aspektet e lirisë dhe aspektet e femrës

 Jeni ndodhur përballë vështirësish në këtë profesion?

Deri tani nuk kam patur ndonjë rast, kur mund të kem vështirësi.

 Modele, pra duhet të ruani linjat. Jeni e kufizuar në ushqim?

Duhet të kuptohemi. Që të ruaj linjën fizike një femër modelingu do të ndodhet gjithmonë përball kësaj pyetje: duhet të dish të hash apo të ushqehesh? Eleganca është qëllim individual i një femre apo natyre e bukurisë së saj? Unë mendoj se duhet të dish të ushqehesh dhe eleganca nuk duhet të dhunohet nga të ngrënët e tepërt. Domethënë duhet të dimë të ushqehemi.

 Një përkufizim tuajin për dashurinë?

Është folur kaq shumë për të dhe nga kaq shumë njerëz të mëdhenj sa do të ishte e vobektë të flisja para tyre dhe unë. Megjithatë, më lejoni të them:dashuria është gjithçka, por duhet të jetë dashuri.

 Jeni supersticioze?

Jam pak supersticioze, por jo e ekzagjeruar . Herë- herë, mbasi e kam kaluar e kuptoj që ka qenë një lloj poezie

 Kuzhina e preferuar?

Preferoj kuzhinën italiane

 Mendimi juaj për bashkëjetesën?

Bashkëjetesa është një kulturë e re në Shqipëri. Unë personalisht e pranoj dhe e respektoj.

 Motoja e jetës?

Motoja ime -“Zot më ndriço!”

 Modeli i një politikani sipas shijes tuaj?

S’kam ende një model shqiptar përsa i përket politikës

 Veshja e preferuar?

Një e mesme midis klasikes dhe sportives, por me ngjyra të hapura

 Jeni e dashuruar?

Nuk jam e dashuruar.

 Çfarë vlerëson tek një mashkull?

Vlerësoj dinjitetin dhe kritikoj hipokrizinë.

 A është ende maskiliste shoqëria shqiptare?

Është maskiliste dhe shprehet në të gjitha aspektet e jetës shoqërore, ku merr pjesëfemra.

 Kur ndihesh më mirë, kur të thonë je e bukur apo inteligjente?

Mua me ka pëlqyer kur më kanë thënë e bukur dhe inteligjente. Njëra pa tjetrën nuk do të më pëlqente

Aktualisht përse studioni?

Kam mbaruar “Bachelor”-in për Shkenca Politike dhe vazhdoj jurisprudencën si fakultet të dytë. Mendoj se jurisprudenca do të më rris kapacitetin dhe kulturën në lidhje me shtetin.