Xhemi Shehu transformohet, ndryshimi i saj ka lënë pa fjalë Arbana Osmanin

Moderatorja e njohur ka surprizuar sërish me publikimin e saj të fundit. 

Moderatorja historike e ‘Portokalli’ duket si gjithmonë në formë. Xhemi Shehu ka publikuar një foto që ka provokuar si gjithmonë reagime mjaft pozitive për fansat e saj. 

Një look paksa ndryshe, me flokë pak më të shkurtra dhe njyrë bionde më të theksuar ka lënë pa fjalë dhe mikeshën e saj më të mirë.

Arbana Osmani asnëjherë nuk mungon me komentet e saj me doza humori në çdo postim të Xhemit.

“Bukur paske dale chem per cudi pra’ shkruan Arbana. Në fakt në çdo postim të saj Xhemi duket fantastike. Të shumtë ishin personat që ndanin të njëjtin mendim me moderatoren e njohur Arbana Osmani.

Para pak kohësh Xhemi u largua nga rrjetet sociale në mënyrë të befasishme. Mungesa e saj në rrjetet sociale u ndie menjëherë pas rikthimit ku të gjithë u shprehën entuziastë që mundën ta shikonin sërisht me publikimet e saj. 

Me këtë postim të fundit ajo i ka prezantuar publikut pamjen që do të ketë gjatë prezantimit të shfaqjes.