Xhani Shqerra artisti që di t’ja dalë edhe në administratë

1372
Sigal

INTERVISTA/ Flet për “Telegraf” për eksperiencat e tij artistike, këngëtari, modeli dhe prezantuesi nga Elbasani

Ai është një artist i kompletuar dhe ka kaluar eksperienca të ndryshe si model, këngëtarë, prezantues dhe së fundmi për të gjithë fansat e tij tanimë si publicist. Në edicionin e fundit të “Dance vvith the star” ka qenë pjesëmarrës dhe të gjitha këto i cilëson si sfida personale të tij. E kemi fjalën për djalin bukurosh Xhani Shqerra, i cili është rikthyer në qytetin e Elbasanit në postin e drejtorit të menaxhimit të projekteve artistike në Bashkinë e Elbasanit. Në një intervistë ekskluzive për “Telegraf”, ai tregon se si e priti ftesën e Bashkisë së Elbasanit dhe projekte e tij më të reja.

Xhani, cila ishte arsyeja e fortë që ju rikthehu në Elbasan?

Kthimi ka qenë i rastësishëm, fal impenjimeve të mia në fushën e artit dhe duke parë situatën tepër të volitshme të hapësirave të sotme që Shqipëria të ofron, mendova se mund të ishte një ndihmë e mirë profesionale, duke dhënë pak nga arti im, i të kënduarit e të prezantuarit. Pas daljeve të mia publike, vura re që ky kontribut mund të kthehet në profesion. Pasi gjithnjë kam qenë jo vetëm në front, por dhe në pas kuintave të gjitha këto cilësi kanë bërë që Kryebashkiaku i Elbasanit, z.Qazim Sejdini t’i propozoi këshillit të tij emrin tim si drejtor të projekteve artistike.

Ju u emëruat drejtor i projekteve artistike në Bashkinë e Elbasanit. Si e pritët këtë ftesë?

Përgjigja pozitive e këshillit përveç se me gëzoi më vuri para përgjegjësisë, pasi qyteti i Elbasanit nuk është vetëm vendlindja ime, por djepi, ku unë u rrita dhe u ushqeva me artin dhe kulturën.

Cilat janë projektet kulturore të bashkisë?

Projektet e bashkisë kanë karakter jo vetëm kulturor, por edhe social pasi marrin jetë institucione të rëndësishme, si teatri i qytetit. Në këtë institucion janë vënë në skenë disa shfaqe me karaktere të ndryshme për një publik, ku reagimi i tij ka qenë pasi pjesëmarrja e publikut ka qenë shumë duke i shndërruar këto shfaqje nga një natë që ka qenë (në plan për t’u vendosur në skenë) është vënë 3 net. Ky sukses ka vazhduar dhe në forma të tjera të të bërit spektakël, siç është konkursi i dancit, konkurset e bukurisë dhe konkurset që nxjerrin në pah talente të reja. Një vend të rëndësishëm zënë dhe spektaklet me rastin e festave të qytetit apo kombëtare. Një tjetër projekt që është së shpejti është dhe konkursi i bukurisë “Miss Elbasani”.

Le të flasim pak për Xhanin. Ju keni kaluar eksperienca të ndryshme, si atë të modelingut, konkursin e kërcimit “Danc vvith dhe star”, prezantues dhe këngëtar, nga këto cilën do të veçonit si eksperiencën më të bukur?

Janë të gjitha eksperienca që kanë ardhur si fryt i dashurisë ndaj artit, kryesisht për të vënë veten në  sfida dhe dëshira për t’u formuar më së miri. Mund të them me bindje se, të gjitha këto fusha kush më pak e kush më shumë më përfaqëson dhe se tani në jetën artistike mund të them se e zotëroj më së miri. Kënga është në zanafillë, pasi e mbaj prej fëmijërisë.

Sa këngë dhe klipe keni realizuar?

Marrëdhënia me këngën ka qenë gjithmonë shumë intime dhe nuk është parë kurrë si aspekt komercial. Gjatë qëndrimit tim në Itali falë kontratave diskografike kam publikuar tre këngë një në italisht një në frëngjisht dhe një në spanjisht. Në shqip kam realizuar vetëm një këngë, e cila është dhënë dhe në mediat shqiptare dhe së shpejti për të gjithë publikun do të publikoj një këngë timen të re në shqip.

Kënga për ju është pasion, profesion apo biznes?

Ashtu siç e thashë dhe më lartë, këngën e mbaj nga fëmijëria, pra e kam pasion.

Çfarë e bën një artist të jetë i suksesshëm?

Të qenit autentik.

Ju shqetësojnë thashethemet?

Jo, se të gjithë njerëzit mund të shndërrohen në subjekt të bisedave të karaktereve të ndryshme.

Marrëdhëniet me librin?

Jam shumë i dhënë pas librave. Për mua është një oaz qetësie, reflektim apo thjeshtë argëtim.

A është Xhani i dashuruar?

Po.

Xhani & fansat

Marrëdhëniet me fansat i kam shumë të mira. Me publikun shqiptar po lidh një marrëdhënie të vërtetë, sepse po të bësh një rezyme të daljeve të mia publike, nuk janë të shumta, por sa herë që dal me diçka reagimi i publikut është i menjëhershëm dhe shumë pozitiv, po ashtu dhe kritik. Këto të dyja më japin idenë e vazhdimit dhe të pozitivitetit, ku nuk nguron.