Xhaneta Byberi: “Dyshoj se do të dashuroj ndonjëherë”

582
Sigal

INTERVISTA/ Flet modelja, Xhaneta Byberi: Preferoj një mashkull që ti ketë të gjitha!
Fillimisht ishte nëna e saj që e inkurajoi për të marrë pjesë në evenimente, organizime, konkurse mode, meqenëse ajo e ka pasur dhe vet ëndërr të bëhej pjesë botës së modës, dhe duke e arritur Xhaneta këtë gjë, ja ka plotësuar dhe asaj dëshirën në një farë mënyre. Sipas saj, Shqipëria është akoma në fillimet e saj përsa i përket fushës së modës, duke marrë parasysh faktin se këtu, është dashur shumë kohë që të thyhej tabuja e lejimit të femrave shqiptare të bëheshin pjesë e botës së modelingut, me gjithë të mirat dhe të këqijat që mund ta shoqërojnë
Cila ishte sfilata e parë që morët pjesë ku dhe si u ndjetë pas sfilatës?
Fillimisht kam qenë aktive vetëm në konkurse bukurie dhe jo sfilata të mirëfillta, por pasi nisa të merrja pjesë në sfilata të ndryshme, për prezantim veshjesh nga më të ndryshmet, më duhet ta pranoj, është diçka vërtet emocionuese  dhe ndjesi e rrallë për t’u përjetuar shpesh, sidomos nëse ajo që zgjedh të bësh, e bën me pasionin më të madh.
Në sa sfilata keni marrë pjesë dhe cilat kanë qenë vlerësimet?
Nuk di të jap një shifër fikse, por theksoj që s’kanë qenë pak. Vlerësimet në të gjitha rastet kanë qenë optimale dhe jam ndarë mëse e kënaqur nga çdo eveniment.
A je ndjerë ndonjë moment keq në këto sfilata?
S’mund të them që jam ndjerë ndonjëherë keq gjatë sfilatave, por e pranoj se ka pasur raste kur kam përjetuar çaste minimale sikleti, nganjëherë dhe nga veshjet, në dukje paksa të parehatshme për mua.
A ka hapësirat e duhura Shqipëria për modelet?
Shqipëria është akoma në fillimet e saj përsa i përket fushës së modës, duke marrë parasysh faktin se këtu, është dashur shumë kohë që të thyhej tabuja e lejimit të femrave shqiptare të bëheshin pjesë e botës së modelingut, me gjithë te mirat dhe të këqijat qe mund ta shoqërojnë. Kështu, them se vendi ynë ka shumë për të mësuar, por ne dukje te parë, ka nisur rruga më së miri.
Cilat janë top- modelet që ju keni më për zemër?
Thonë se për të mësuar rreth diçkaje, gjithmonë duhet të hedhesh sytë nga ata të cilët arritën ta kryenin atë ‘diçka’ më së miri. Ndaj dhe për sa i përket modeleve, sytë i kam të drejtuar kryesisht nga ato qe kanë arritur sukses që në vogëli, pra supermodele si Adriana Lima, Giselle Bündchen etj..
-Thuhet se modelet bëjnë një regjim të fortë, ushqimi, pra dietë, a nuk kaloni në anoreksi?
Jo, të mbash dietë s’do të thotë domosdoshmërisht që të shkurtosh vaktet që konsumon, apo të konsumosh sasi më të vogla të ushqimit tënd të përditshëm. Dieta është një element themelor jo vetëm në ushqyerjen e një modeleje, por të kujtdo. Po të dish të zgjedhësh, të konsumosh ushqime sa më të shëndetshme, duke u përpjekur të marrësh të gjitha vitaminat e nevojshme të trupit, shoqëruar dhe me aktivitet te vazhdueshëm fizik, atëherë do të kesh një trup të mirë, organizëm dhe jetë të shëndetshme.
Cila është dieta juaj ditore?
Unë përpiqem që dieta ime ditore te variojë sipas ditëve, domethënë që mundohem ta divertoj ditë pas ditë në mënyrë që të arrij të konsumoj pak nga të gjitha, dhe qe trupi të arrijë te marrë të gjitha vitaminat dhe proteinat e nevojshme.
A e shkelni regjimin ditor të ushqimit dhe në cilat raste?
Ndodh dhe që të shkelet regjimi ushqimor  dhe kjo kryesisht në raste evenimentesh festive, kur të shtrohet përpara një sofër me ushqime nga më të ndryshmet, dhe ku tundimi është sigurisht, më i madh
Një trup perfekt, keni menduar ndonjëherë për operacion plastik?
Sigurisht që e kam menduar, fundja, kush është ai person që nuk ka menduar për pak çaste sesi do të dukej nëse do të vendoste të kryente një operacion plastik në ndonjë zonë të caktuar të trupit. E kam menduar, por nuk më pëlqejnë ndërhyrjet plastiko-kirurgjikale. Personalisht, s’besoj se do të bëj ndonjëherë ndonjë ndërhyrje.
–        Keni menduar ndonjëherë për plazh nudo?
–        Të gjitha janë menduar, por plazhet e tilla më duken sinqerisht të kota, ose të panevojshme personalisht.
–        Rrobat e plazhit të preferuara?
–         Rrobat e plazhit te preferuara janë kryesisht bikinit dhe modelet trupore të tylta, modelet e rrobave të banjës me bel të lartë, me ngjyra kryesisht të ndezura, por si gjithmonë një element i pazëvendësueshëm ngelet gjithmonë ngjyra e zezë.
–        A pini duhan dhe alkool?
–         Jo,jo, nuk konsumoj asnjërën nga të dyja. Besoj në: “Jetesë e rregullt, jetë e shëndetshme.” .
–        A jeni e dashuruar dhe çfarë është dashuria për ju?
–         Jo, s’jam e dashuruar  dhe dyshoj të jem ndonjëherë. Dashurinë unë e konceptoj në këtë mënyrë: si një ndjenjë e shenjtë, e pastër dhe e vërtetë, që duhet të ekzistojë mes njerëzve në trajtën e saj më të plotë; një ndjenjë që lind vetvetiu  dhe që nuk ka baza konkrete zhvillimi, pra të jep një forcë të paimagjinueshme për të vazhduar përpara dhe kryesisht, thjeshtë nga shkaku i ekzistencës së një personi të afërt të zemrës. Është një ndjenjë hyjnore  dhe më naivja nga të gjitha.

 –        Si e mendoni mashkullin ideal?
–        S’është se e kam menduar të detajuar këtë gjë, por besoj se mashkulli ideal, sigurisht do të ishte ai që do të arrinte të ishte i kompletuar në të gjitha aspektet, duke arrirë plotësisht pritshmëritë optimale të femrave.
–        Pëlqeni një mashkull të bukur, me para apo inteligjent?
–         Ke të bardhë, ke dhe të zezë, por me pak durim, zgjuarsi dhe taktikë mund të arrish në zonën gri, duke marrë pak nga të gjitha. Pse mos t’i ketë të gjitha?
–        A ka moshë ky profesion?
–        Të nisesh karrierën si modele, zakonisht është e mira të niset që në moshë të vogël, në mënyrë që të përvetësohet më së miri kjo punë. Kufizime moshe sigurisht që ka, por ky s’ka pse të jetë një detaj demotivues për askënd, pasi janë të njohura me qindra ikona të modës që, pavarësisht humbjes së freskisë së tyre rinore, apo moshës madhore, shpesh në dukje e papranueshme për modelet, krahas këtyre, prapëseprapë kanë arritur të qëndrojnë dhe të dominojnë në sfilatat më të mëdha të modës.
–         Çfarë bëni në kohën e lirë?
–        Kohën time të lirë preferoj ta kaloj me familjen time, të dal me miqtë e mi, ose kur ja ndjej nevojën vetmisë, ngushëllohem me një film, një libër interesant, muzikën time të preferuar, ose të pikturoj.