X-Factor në Angli, shpallet fituese konkurentja e Rita Orës

700
Louisa Johnson është fituesja e spektaklit X-Factor 2015 në Angli.
17-vjeçarja që kishte si mentore këngëtaren me origjinë kosovare, Rita Ora, mundi dyshen Reggie “N” Bollie në edicionin e 11 të X Factor.
Louisa ka qenë favori që nga fillimi i kompeticionit dhe thuhet se ajo mund të arrijnë më lart se kampionia e vitit 2006, Leona Lewis.
Nga marrëveshja e bërë me Simon Coëell, Louisa pritet të fitojë më shumë se 100 mijë paund nga turi i X Factor në vitin që vjen.
Mentorja e saj Rita Ora nuk mund t’i përmbante lotët nga gëzimi.
“I falenderoj të gjithë ata që votuan. Dhe mbi të gjitha falenderoj Louisa-n që është fituesja më punëtore dhe më e talentuar”.
Ndërsa 17-vjeçarja tha : “Kam vite që e ëndërroj këtë ditë, është e pabesueshme. Nuk e keni idenë se ç’do të thotë kjo për mua”.
Sigal