“Washington Post”: Twitter nuk duhet të lejohet të përdoret nga tiranët*

86

Bordi i
Editorialistëve

 

Presidenti i
Turqisë, Rexhep Erdogan ka njoftuar zgjatjen edhe me tre muaj të tjerë të
gjendjes së jashtëzakonshme të vendosur në vend pas tentativës së dështuar të
grushtit të shtetit, të 15 korrikut të këtij viti, e cila përmes këtij dekreti
i jep atij kompetenca të plota për të sunduar vendin. Ai ka ndërmarrë një
shtypje masive dhe të pamëshirshme kundër mbështetësve të klerikut që jeton në
ekzil, Fetullah Gylen, të cilin Erdogan-i akuzon për organizimin e tentativës
së grushtit të shtetit dhe për tentativë përmbysjen e pushtetit të tij. Gylen-i
i ka mohuar kategorikisht akuzat në adresë të tij. Më shumë se 30 mijë qytetarë
turq janë arrestuar që pas tentativës së grushtit të shtetit dhe mbi 100 mijë
të tjerë akuzohen nga autoritet, shumë prej tyre, pa një proces të rregullt gjyqësor.
Të martën, autoritetet njoftuan se 12 800 oficerë të policisë janë pezulluar,
pasi dyshohen se janë pjesë e lëvizjes së Gylen. Gazetarët janë në shënjestër
të vazhdueshme të z. Erdogan dhe fushata e tij është shtrirë dhe në universin e
mjeteve digjitale të komunikimit. Turqia po ushtron presion ndaj rrjetit social
‘Twitter’ që t’u mbyllë gojën gazetarëve dhe rrjeti social ‘Twitter’ i duhet të
rezistojë më shumë ndaj presioneve të tij. ‘Twitter’ është një forcë e fuqishme
e lirisë së shprehjes. Kompanisë i pëlqen të thotë se, “Cicërimat duhet të
gëlojnë”. Por, ato (cicërimat) jo gjithmonë gëlojnë, ndërsa liria e fjalës dhe
e shprehjes dhe demokracia cënohet në shumë vende të globit. Erdogan bllokoi
për një periudhë të shkurtër kohore rrjetin social ‘Twitter’ në 2014-n si një
përpjekje e tij për të bllokuar mesazhet në lidhje me një skandal korrupsioni,
ndaj disa prej anëtarëve të kabinetit të tij dhe njerëzve të afërt të tij. Pasi
‘Twitter’ u rikthye, autoritetet turke dorëzuan disa lista të gjata të
llogarive që kërkonin të mbylleshin, por ‘Twitter’ në shumicën e rasteve ka
mbrojtur gazetarët dhe nuk ka pranuar që të bllokojë llogaritë (adresat) e
tyre. Pas përpjekjeve të dështuar të grushtit të shtetit, megjithatë, gjykatat
kanë lëshuar vendime të reja dhe kanë kërkuar nga ‘Twitter’ që të mbyllë një
sërë llogarish (adresat), disa prej të cilave u përkasin gazetarëve të gazetës
“Zaman”, e njohur për lidhjet e saj me lëvizjen Gylen, e cila kaloi në
administrimin e qeverisë në mars dhe më pas u mbyll. ‘Twitter’ ka  bllokuar një numër të madh të llogarive(adresave)
 – dhe përllogaritet që llogaritë e
mbyllura janë disa dhjetëra. Një nga këto llogari(adresa)  është dhe ajo e gazetarit Mahir Zeynalov, i
cili u dëbua nga Turqia në 2014-n, pas kritikave të tij ndaj qeverisë dhe tani
shkruan për ‘Huffington Post’ dhe ‘Al-Arabiya’. Kur një gjykatë urdhëroi
mbylljen e llogarisë (adresës) së tij anglisht në Turqi dhe ‘Twitter’ e pranoi
këtë kërkesë të gjykatës turke, ai dhe të tjerë protestuan për këtë vendim dhe
llogaria e tij u rihap sërish. Por, tani Zeynalov ka zbuluar se, me urdhër të
një gjykate turke, ‘Twitter’ ka bllokuar llogarinë(adresën)  e tij në gjuhën turke brenda Turqisë.
‘Twitter’ thotë se ajo zbaton ligjet e një vendi, kur ajo merr një “një kërkesë
të vlefshme dhe të rregullt vlerësimi nga një entitet i autorizuar”. Por, çfarë
ndodh kur një ligj përdoret për të mbyllur gojën e të gjithë personave që kanë
qëndrime të ndryshme politike? Turqia këtë vit i ka kërkuar ‘Twitter’ që të
bllokojë llogaritë(adresat)  e
përdoruesve të rrjetit më shumë se çdo vend tjetër në botë, theksojnë raportet
e transparencës së rrjetit social ‘Twitter’; Turqia ka paraqitur 2,493 kërkesa
që në total kërkojnë mbylljen e rreth 14,953 llogarive(adresave)  dhe ‘Twitter’ ka plotësuar rreth 23 përqind të
kërkesa të Turqisë. ‘Twitter’ duhet të kuptojë se në Turqi, ashtu sikundër dhe
në shoqëritë e tjera të izoluara, ligjet shpesh përdoren për të kufizuar liritë
e shprehjes, në vend që t’i mbrojë ato. Ajo nuk duhet kurrësesi të bllokojë
llogaritë(adresat)  e gazetarëve dhe nuk
duhet të shërbejë si mjet shtypjeje që përdoret nga Erdogan-i.

*https://www.washingtonpost.com/opinions/twitter-shouldnt-let-itself-become-a-tool-for-tyrants/2016/10/06/236b5684-8a65-11e6-b24f-a7f89eb68887_story.html?postshare=8331475799642282&tid=ss_tw&utm_term=.bf361f405c0d