Walmart: Robobees për të shpëtuar botën

673
Kompania gjigante amerikane Walmart ka prezantuar projektin se si të ndërtohen bletët robotike, të cilat do kryejnë pllenimin e luleve duke sjell kështu dhe shpëtimin e botës.
Bletët robotike që do funksionojnë si drone të vegjël do komandohen nga njerëzit dhe do udhëtojnë në çdo lule.
Brenda RoboBees do ketë mini depozita të vogla në të cilat do futet poleni i lules dhe duke përdorur sensorët dhe kamerat do ta shpërndajnë ule më lule.
Gjithashtu robotit është dizenjuar që të notojnë nën ujë dhe të qëndrojë mbi të, shkruna intv.al
Qëllimi i Walmart është që të sjell një zhvillim në bujqësi dhe të vendos kontroll në zinxhirin e furnizimit ushqimorë.
Ekspertët Amerikanë kanë ngritur alarmin se bletët po vdesin në ritme të shpejta konkretisht me 27% nga viti në vit për shkak të shumë faktorëve, si ndryshimet klimaterike, kimikatet e përdorur tek bimët etj.
Pavarësisht se konsiderohen si insekte të vogla rëndësia që kanë bletët në mekanizmin natyror është tepër i madh, pa to pyjet, livadhet dhe të mbjellat bujqësore nuk do lulëzonin.
Bletët janë ndër hallkat kryesore të zinxhirit ushqimorë u shpreh specialisti Tom Melius
Sigal