Vrapimi i Santa Klaus në Moskë

526
Më shumë se një mijë babagjyshë vrapuan mes rrugëve të kryeqytetit rus, Moskë, për të marrë pjesë në një garë bamirësie, për të mbledhur para për fëmijët e sëmurë. Të veshur të gjithë me kostumet tradicionale të Santa Klaus, vrapuesit sfiduan motit e acartë të Moskës dhe më pas kërcyen pasi u ngrohën nga vrapimi. Eventi u organizua nga një klub vrapimi, si dhe një qendër joqeveritare bamirësie. Regjistrimi në këtë event kushtonte 800 rubla apo 11 dollarë dhe pjesëmarrësve iu dorëzuan që në fillim kostumet e garës. Vrapuesit thanë se ky event nuk ishte thjesht për qejf por edhe një kauzë të mirë gjithashtu.

“Jemi këtu për tu kënaqur dhe për të ndihmuar sepse ne vrapojmë për të mbledhur para për këta fëmijë” tha Nastya. Ndërsa mikja e saj dasha shtoi: “Kur shumë njerëz mblidhen së bashku, atëherë kauza është e mirë. Dhe përveç kësaj, erdhi Viti i Ri, duhet të japim shpresë”. “Kam vrapuar për një kohë të gjatë. Këtu është edhe shumë qejf sepse ka shumë njerëz, vrapojnë të gjithë bashkë. Është një ndjenjë shumë e bukur dhe po bëj diçka të mirë, po bëj bamirësi, jo për një pallto të bukur por po bëj diçka të bukur për fëmijët” tha Dimitri. Përpara startit, vrapuesit kërcenin për të ngrohur njëri tjetrin. Pjesëmarrësit duhet të zgjidhnin për të vrapuar 5 apo 10 km. Ata që zgjodhën të mos vrapojnë, preferuan të dhurojnë shumën e parave përpara “Baba ngricës përtac”. Edhe ata që nuk vrapuan u nderuan me një medalje nderi. Në fund të garës, paratë e mbledhur shkuan në mbështetje të fëmijëve të sëmurë, në spitalet e ndryshme të Moskës. “Vera Hospice Charity Fund” e ka krijuar këtë event që prej vitit 2006.
Sigal