Vogëlushja nga Gjilani konkuron sërish në Antalia të Turqisë

680
Menora Morina do të përfaqësojë hapësirën kombëtare shqiptare në Festivalin “Model & Talent World 2015” në Antalia të Turqisë. Menora, 6-vjeçare nga Gjilani, është nxënëse e klasës së parë të shkollës “Selami Hallaçi”. Ajo ka dy vjet që merret me modelizëm dhe balet. Në vitin 2014 bukuroshja Menora ka përfaqësuar Kosovën në “Little Miss Universe 2014” në Gjeorgji ku është shpallur fituese e çmimit të parë të “Little Miss Universe 2014” dhe ka marrë gjithashtu edhe tri diploma: si aktorja më e mirë, si e veshura më hijshëm dhe si top modele. Menjëherë pas këtyre çmimeve ajo mori ofertën për aktore kryesore te filmi “Zori” në Prishtinë. Në veprimtaritë që organizon producentja e “KSSID-Models”, Sidrita Sadikaj ajo ka fituar çmimin “Little Miss Kosova 2014”. 
Kënaqësia më e madhe e bukuroshes Menora ishte kur mori pjesë në pritjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë z. Bujar Nishani në festën tradicionale në qytetin e “Bajram Currit”, Tropojë në veprimtarinë e titulluar: “Gështenja”. Kjo ditë ka qenë dita më e bukur e Menorës dhe i ka lënë mbresë të veçantë mikpritja nga Presidenti Nishani dhe kryetari i bashkisë së “Bajram Currit”, z. Agron Demushi. Menora ishte e shoqëruar nga drejtoresha kombëtare për Kosovën dhe Shqipërinë, znj. Sidrita Sadikaj. Në këtë festë tradicionale Sidrita u shapall “Miss Malësia e Gjakovës 2014”, ndërsa Menora Morina u nderua me çmimin “Little Miss Gjakova 2014”. Gëzim i madh për vogëlushen që në çdo moment thoshte: “Sa e bukur qenka Malësia e Gjakovës, sa e bukur qenka Shqipëria”. 
Në fund të viti 2014 Menora fitoi trofeun “Little Model & Talent Kosova 2015″ dhe me këtë çmim Menora do të përfaqësonte Kosovën në “Festival Model & Talent World 2015” në Antalia të Turqisë. Veprimtaritë dhe impenjimet s’kanë të ndalur për bukuroshen e famshme. Në emisionin “Jo vetëm modë” në TV Klan ajo ishte e ftuar speciale për sukseset e arritura në Gjeorgji, më pas në emisionin “Ditë e re, weekend” në Tv Ora News. 
Një ditë prej ditësh Menora bisedon me drejtoresh Sidrita dhe i thotë: “Kam dëshirë të përfaqësoj Shqipërinë në “Festival Model & Talent World 2015” në Antalia. A ke mundësi të ma plotësosh këtë dëshirë për vetveten dhe për kombin tim”? 
Sidrita vendos ta përfshijë në veprimtarinë ndërkombëtare, i plotëson të gjitha dekumentet dhe drejtoresha e Festivalit, znj. Svetlana Shopova e zyrtarizon Menora Morinën si përfaqësuese të Shqipërisë. Për gazetën “Telegraf”, vogëlueshja Menora thotë: 
“Jam e lumtur që mësoj abetaren e përbashkët. Jam e lumtur që përfaqësoj kombin shqiptar. Ju premtoj të gjithve që me ngjyrat “Kuq e Zi” të veshjeve të mia do të shkëlqej në mesin e të gjithë konkurentëve të shteteve të tjera të botës. Nëse unë do të fitoj çmimin e madh, këtë do ia dedikoj Kosovës dhe Shqipërisë. Për të gjitha këto rezulatate të mia dua të falenderoj Foto “Gazi” në Gjilan, mamin tim të dashur Tejhana Morina që kujdeset për gjithçka për mua dhe Sidrita Sadikaj që na mundëson pjesëmarrjen në konkurimet ndërkombëtare për fëmijë. Ju dua shumë të gjithëve në Shqipëri dhe në Kosovë, vendi im i dashur”.
Sigal