Vodhi orën 35 mijë euro të Getoarit, dënohet 17-vjeçarja

522
Verën e kaluar, reperi i njohur nga Prishtina, Getoar Selimi, ra pre e një grabitjeje në apartamentin e tij në zonën “Kodra e Diellit” në Tiranë, pasi një vajzë 17-vjeçare i vodhi orën 35 mijë euro. Direkt pas ngjarjes, vajza me inicialet D. K. u arrestua nga Policia e Tiranës pasi u mësua se ishte e vajza e pastrueses, që këngëtari kishte punësuar për t’u kujdesur për apartamentin. 17-vjeçarja vodhi orën “Hublot” dhe më pas e fshehu atë në apartamentin e të dashurit të saj.
Tashmë, disa muaj pas ngjarjes, Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtore vajzën, së bashku me të dashurin e saj. Sipas vendimit, Gjykata ka shpallur fajtore vajzën me 4 vjet e 6 muaj burg. Dënimi i saj ka shkuar në 3 vjet burg, për shkak të uljes së një të tretës si rrjedhojë e gjykimit të çështjes me proçedurën e gjykimit të shkurtuar. Por, ajo nuk do të vuajë dënim në qeli. Në përfundim, Gjykata e Tiranës ka vendosur të pezullojë dënimin me burg , duke e lënë në liri me kusht për një periudhë 5- vjeçare.
Sigal