Vodhën rrotën e vagonit të trenit të mallrave për ta shitur, 4 në pranga

553
Katër persona, mes tyre tre minorenë kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës me akuzën e vjedhjes në bashkëpunim.

Uniformat blu kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:
– Hyqmet Lelaj, 49 vjeç, banues në Vlorë.
– A.Z., 15 vjeç, banues në Vlorë.
– K.M., 14 vjeç, banues në Vlorë.
– A.Z., 14 vjeç, banues në Vlorë.

Të katër të arrestuarit akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin “me datë 17.05.2017, në vendin e stacionit të mallrave të trenit pranë lagjes “24 Maji” kanë vjedhur 1 rrotë të vagonit të trenit (me aks në mesin e dy rrotave) të cilët kishim për qëllim shitjen e tij për përfitime në grup”.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”.
Sigal