Vlora pas sezonit turistik nis aksionet në Monumentet e Kulturës

46
Pas përfundimit të sezonit turistik në zonën e bregdetit, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare-Vlorë, ka rifilluar nga puna për pastrimin nga vegjetacioni në objektet Monument Kulture duke filluar me ato të Lumit të Vlorës.
Specialistët dhe punonjësit e DRKK Vlorë kanë ndërmarrë një aksion për pastrimin nga vegjetacioni i rënduar i traktit të murit rrethues në Qytetin Antik të Olimpias (Mavrovë) dhe të banesës së Qani Zërës, Monument Kulture.
Qyteza antike e Olimpes, në fshatin Mavrovë, ndodhet 40 km në juglindje të Vlorës. Në toponimet e hershme quhej Olympe i pagëzuar ndoshta për vajzën e mbretërit Pirro . Në një toponim tjetër gjendet Mavrovë-Fitorë.
Olympe shtrihej mbi një kodër me një sipërfaqe prej 13 ha dhe ishte qytet i pajisur edhe me akropol. Olimpe i kishte organizuar institucionet e saj sipas modelit epirot. Në krye të qytetit ishte nëpunësi më i lartë ekzekutiv i njohur me emrin Politarkes. Ai ndihmohej nga një kolegj nëpunësish të quajtur Synarkontë si dhe nga Gramateusi (sekretari).
Emrin Olympe, qyteti mendohet se e mori nga vajza e Mbretit Pirro, Olimpia. Këtë variant e hodhi për herë të parë arkeologu Hasan Ceka, Olympeu identifikua nga arkeologu Burhan Dautaj, i cili gjatë gërmimeve të zhvilluara në vitet 1960 gjeti tetë monedha me mbishkrimin Olympiastan .
Duke vlerësuar potencialin historik bashkia e Vlorës e ka përfshirë këtë qytete në listën e objekteve historike me gjurme antikiteti dhe të vizitueshme .Të tilla janë ato të “Shpellave të Velçës”, “Shpellave të shkruara të Lepenicës” (nga më të rrallat në Ballkan e Mesdhe), “Shpellat e Spilesë” (Himarë) apo “Mozaikët e Mesaplikut”, pasuri e rrallë kombëtare. Vendbanimet tumulare të Vajzës, Dukatit, Mavrovës, “Pitosa” të Mallkeqit tregojnë për autoktoninë dhe vazhdimësinë etno-kulturore të ilirëve në periudhën e bronxit dhe të hekurit .
E njëjta gjë dëshmohet edhe në vendbanimet e tjera të lashtësisë që janë qytete- si Amantia, Olympia, Kanina, Himara, Cerja, Armeni, Hadëraj , Triporti dhe vet.