Vjosa Emini:Veshja është respekt për veten, është respekt edhe për publikun

744
E talentuar dhe në kërkim të të rejave të muzikës. Gjithmonë e shikon në lëvizje. Këngën e ka pjesë të pandarë në çdo hap të jetës. Një këngëtare që për çdo ditë të befason. Mund të themi se këngët e saj po bëhen hite jo vetëm në Kosovë por edhe në diasporë. Ajo është lidhur shumë me këngën dhe tashmë këtë profesion kaq të bukur po ja transmeton vajzës Tiara. Nuk i pëlqejnë thashethemet, por as nuk i bëjnë përshtypje, tashmë është mësuar me to. 
Stina e verës tashmë ka hyrë ndjeshëm, në këtë periudhë me se po merrte Vjosa?
Si gjithmonë, marr pjesë në aktivitete, koncerte, apo festa të ndryshme që më ftojnë. Jam në lëvizje, por bëj dhe plane për të ardhmen. Dëgjoj muzikë, evdinetoj mnagësitë, shtroj platforma, mbaj lidhje të ndryshme që lidhen me muzikën. Punoj vazhdimisht me kompozitorë dhe menaxherë që të rris aktivitetet që të mos i zhgënjej kurrë fansat e mi. Pa fansat do të ndjejesha diçka boshe. Ata më japin zmerë dhe forcë. Mes tyre ndihem e sigurtë. Projektet janë të shumta por këmbëngul gjithmonë tek cilësia. 

Thoni aktivitete dhe vetëm aktivitete. Ku shtrihet gama e aktiviteteve të tua? Po më mirë ku ndiheni?
Ku? Kudo ku ka emigrantë shqiptarë. Kudo ku ka aktivitete me muzikë. Tashmë i kam bërë lidhjet dhe nuk kam shumë nevoje për reklamë. Unë ndihem mirë kudo ku ka emigrantë shqiptarë, por më mirë, më e lirshme, më e çlirët ndihem në Kosovë. Kjo për shumë arsye, pasi këtu jam lind, jam rrit, këtu kam më shumë miq dhe i njoh skenat dhe spektatorët. Por kjo sdo të thotë që ndihem keq dhe në vendet ku ka emigrantë shqiptarë. Kudo më kanë pritur mirë, kudo më kanë pritur me brohoritje, por prap vendlindja mbetet vendlindje. 
Po plazh nuk do të bëni këtë verë?
Plazh? Ende se di, kam shumë aktivitete, por besoj nqs gjej sdaopak kohë, plazhit do tia dedikoj. Më pëlqen shumë deti, natyra e pastër, ngjyra e ujit dhe kripa sigurisht. Rrezet i kam të domosdoshme.

Ku të pëlqen ti bësh pushimet?
Kryesiht në bregdetin shqiptar, por nqs kam kohë edhe në vendet e tjera të Europës. 
Thonë që ke qenë shumë e ndjeshme ndaj lajmeve të gazetave, madje nevrikoseshit, po tani?
Ahaaaaaaaaaaaa…E vërtetë, në fillim edhe revoltohesha për pasaktësi të ndryshme. Por tani nuk i kushtoj rëndësi, tregohem shumë indiferente. Mundohem të mos i hedh ujë zjarrit. Thashethemet ngelen thashetheme. Fundja për çdo artist, apo person publik do të ketë thashetheme, ato janë pjesë e jetës tonë. Ndonjëherë na bëjnë dhe reklamë pa dashur (ahaaaaaa).
Çdo këngëtare ka një pikë kulmore në jetën e saj, po Vjosa?
Unë nuk them se nuk kam pika kulmore, por jam ende e re të eviodentoj një. Kam shumë kohë përpara që ti veçoj. Dasur parasysh se asnjëherë nuk kam pasur dështime, jeta skenike ka pasur kurbë ngritje. 
Një moment tek garderoba juaj…Thonë e ke pikë të dobët? 
Jam shumë e dhënë pas veshjes. E vërtetë harxhoj shumë për të. 
Veshja është respekt për veten, është respekt edhe për publikun, fansat. Veshja është kulturë. Nuk e egzagjeroj me veshjen, ashtu sikundër edhe em tualetin. Bëj tualet të lehtë, normal, aq sa i duhet një femre në respekt të vetes. Të gjitha i përdor me masë. 
Mendimi juaj për dashurinë?
Ku ka si dashuria. Dashuria është virtyti më i lartë njeërzor. Dashuria të çon në qiellin e shtatë. 
Rrugë e gjatë, rrugë e vështirë, a keni ndonjë peng?
Peng? Nuk di…. Them nuk kam pasi e kam jetën përpara. Njeriu ka shumë dëshira, shumë ëndrra, por kur ka moshën, kur ka zërin, kur ka kohën përpara thot se do ti realizoj. Pengjet për menimin tim vijnë në nëj moshë të thyer. Vijnë në nëj moshë kur njeriu bën diferencat jetësore dhe psherëtin për ndonjë gabim, apo mosrealizim në vitet e rinisë. Ndaj them se do ti realizoj ëndrrat.
Këngëtaret janë shumë superticioze, po Vjosa?
Po ta them me plot gojën, jam besimtare, por jo supersticioze. Besoj në punën dhe zërin tim. 
Koha e lirë dhe leximi…?
Nuk them se jam lexuese e rregullt. Lexoj ndonjë revistë, por dhe gazetat që shkruajnë për mua. 
Xhelozia mes kënëgaterve është e madhe, po tek Vjosa?
Ndoshta nuk e besoni. Unë kam emrin tim, kam këngët e mia, kam zërin tim. Dua të evidentohem siç jam. Pra nuk kam xhelozi, por ego profesionale, ego të pastër që më nxit për më shumë.
Vlerësimi për njerëzit?
Sigurisht, vlerësoj, aftësitë profesionale, zemërgjerësinë dhe korrektesën.
Sigal