Vivjan Canaj: Jam e dashuruar dhe dashuria më jep frymëzim

700
Që e vogël ishte e pasionuar pas aparatit dhe ëndrrës për të qenë një modele. Është vetëm 21-vjeçe dhe deri më tani ka arritur t`i realizojë të gjitha qëllimet që i ka vënë vetes. Pasioni më i madh i jetës së saj është pasarela, por nuk ngelen pas televizioni dhe udhëtimet në vende të ndryshme të botës. Vivjan ka përfaqësuar Shqipërinë në shumë evente dhe konkurse ndërkombëtare bukurie, duke marrë vlerësime për tiparet dhe fizikun e saj të veçantë, të cilin e përkufizuan të tipit latin. Gjithashtu ka pozuar për koleksione veshjesh të firmave të ndryshme, duke u bërë pjesë e katalogëve përkatës. Vivjan Canaj, modelja shqiptare tashmë e njohur në Gjermani & Azi ka arritur të bëhet imazh i disa firmave më të njohura në industrinë e modës dhe setet e saj fotografike shkëlqejnë, jo vetëm në gazetat dhe revistat më prestigjioze në Shqipëri, por në mbarë botën. Ajo zbulon ekskluzivisht për ‘Telegraf’ lidhjen me ish-konsullin, më të cilin është fejuar, si dhe çfarë po ndodh së fundmi me karrierën… 
-Vivjan, ju po punoni me firmat më prestigjioze, që nga Cavalli, Chopard dhe së fundmi jeni bërë imazh i Valentino-s për Azinë. Si e arritët një kontratë të tillë?

Duke qenë se unë kam punuar edhe më parë me marka prestigjioze në Evropë, si Cavalli, Chopard, ku kam qenë edhe imazh zyrtar i parfumit, ofertat nuk më kanë munguar. Pas një pune intensive dhe ofertash të shumta, si dhe prej kohësh kisha vënë re që isha në vështrimin e firmës Valentino në Azi, arrita në përfundimin se Valentino ishte zgjedhja e duhur dhe sigurisht, nuk u mendova dy herë. 

-Çfarë presim së shpejti të shohim nga bashkëpunimi me Valentinon, ndonjë sfilatë apo shërbim fotografik? 

Kontrata me Valentinon është nënshkruar për një vit, ku gjatë kësaj periudhe parashikohen udhëtime të shumta, si dhe fotosesione për koleksionet që do të prezantohen në vazhdim.

-Ju kemi ndjekur në një set fotografik për Cavallin në Gjermani, të cilin e keni realizuar me fotografin që punon me modelet më të mira në mbarë botën, Olaf Pitzer. Si u ndjetë gjatë këtij shërbimi fotografik? 

Ky set fotografik i përket fillimeve të karrierës sime si modele jashtë kufijve të Shqipërisë. Emocionet ishin të mëdha, duke qenë se Olaf kishte fotografuar edhe super-modele si Heidi Klum etj. 
-Ndërkaq ju njohim si modele, por cilat janë studimet tuaja? 

Unë vazhdoj studimet e larta universitare për Drejtësi në UET, vit të tretë. 
-Ku e shihni veten pas disa vitesh? 

Në të ardhmen e shoh veten të afirmuar si juriste, gjithashtu kam plane të afërta në hapjen e një biznesi . 

-Jeta profesionale shkon mirë, po në planin sentimental, sepse mesa di unë keni realizuar fejesën? 

Kam një partner në krah, që më zbukuron çdo ditë timen dhe e kam mbështetësin tim më të madh. Fejesa e bën më të fortë dashurinë, e legjitimon atë. 

-Vivjan, jam kurioz të di… si jeni njohur me të fejuarin? 

Jemi njohur rastësisht në një ambient shoqëror të përbashkët. Fillimisht ishim miq, në një farë mënyre e dinim që ishte diçka shumë më e fortë dhe se miqësia nuk do mbetej me kaq. 

-Si e sheh ai punën tuaj me modelingun? 

A është xheloz i fejuari për shërbimet fotografike, apo angazhimet e tjera të punës suaj që shpesh ju bëjnë të udhëtoni larg? Partneri im është personi më i afërt, që ndaj çdo gjë me të, si edhe mbështetësi im kryesor në çdo hap apo vendimmarrje. Mund t’ju them që është miku im më i mirë. Një lidhje e suksesshme bazohet në besim dhe mirëkuptim. 

-Udhëtoni shpesh së bashku? 

Udhëtojmë shumë shpesh bashkë, ai më shoqëron në çdo udhëtim timin, gjithashtu edhe unë jam prezente në shumicën e udhëtimeve të tij të punës. Partneri im është diplomat në profesion dhe jeta e tij është e lidhur me avionin. Përpos kësaj, na pëlqejnë udhëtimet në vende të ndryshme të botës. 

-Mendoni se Shqipëria ka stilistë apo rrobaqepës të mirë?

Shqipëria është një vend i vogël, ku tregu i modelingut nuk është ende në standardet që duhet të jetë. Megjithatë si në Shqipëri apo diasporë ka mjaft stilistë të talentuar, të cilët po na përfaqësojnë denjësisht në botë.
Sigal