Vivian Cami: Kam lindur për të qenë një modele!

770
Sigal

Intervista/ Flet Modelja shqiptare, Vivian Cami: Jam pro kirurgjisë estetike.

 Pas reklamimit që i bëri parfumit të njohur Chopard, Vivian Canaj, 18 -vjeçarja, është ndër të paktat modele që mbështet bio-kozmetikën. Aktualisht studion Drejtësi në Tiranë “jo me korrespondencë”, pavarësisht se, i duhet të udhëtojë shumë shpesh në Gjermani. “Ngarkesa nuk është e vogël, por mundohem t’ia dal. Është bërë si stereotip që një modele të mos vlerësohet për nivelin intelektual të saj, por unë po i përballoj më së miri të dyja. Përpos modelingut dhe profesionit të juristes ka qenë një dëshirë e imja që në moshë të vogël”, thotë Cami dhe pse “modelingu ka një periudhë të limituar dhe nuk zgjat përgjithmonë. Patjetër që do vijë dita që do heq dorë dhe do përqendrohem në profesionin tim si juriste”, thotë ajo. Shumë persona mendojnë se Vivian është nga Kosova, pas çmimit” Top Model of Kosovo 2013” dhe përfaqësimit që i bëri Kosovës në “Top Model of the Vvorld, El Gouna Egjipt”. Gjithsesi, ajo jeton në Tiranë dhe ka lindur në Romë.

  -Çfarë do të thotë të modelosh ?

Për mua të modelosh do të thotë të shkrihesh, të bëhesh njësh me atë që paraqet, duke i përçuar publikut emocionet e asaj çka reklamon, në mënyrë që ajo që prezanton të duket sa më bukur. E njëjta gjë ndodh edhe në rastin e fotomodeles, ku sjellja me aparatin është shumë i rëndësishëm. Me anë të fotos duhet të përcjellësh emocion tek të tjerët dhe në njëfarë mënyre të flasësh me shikim.

  -Po jashtë aparatit fotografik si ndjeheni? Je modele gjithmonë?

 Në jetën e përditshme ngelem një vajzë e thjeshtë, ndonëse në çdo moment jam e kuruar…

-Çfarë mendon për kozmetikën bio?

Mendoj se është kozmetika më e mirë pasi nuk krijon ndikim negativ në lëkurë dhe nuk prek shëndetin.

-Jeni kundër kozmetikës industriale ?

Në përgjithësi e përdor kozmetikën bio, por nuk mund të them që jam kundër asaj industriale.

 -A do të bënit ndërhyrje kirurgjikale për të rritur gjoksin apo për ta zvogëluar?

Jo nuk besoj. Unë jam e kënaqur me pamjen time.

 -Ka ndonjë pjesë të trupit, ku një ditë do pëlqenit të ndërhynit?

Tani për tani nuk e kam menduar këtë gjë.

 -Stilisti i preferuar i juaji?

Roberto Cavalli.

-Po shqiptar?

Tatjana Isaj.

 -A do të pozonit nudo?

Jo nuk do të pranoja, nuk është në natyrën time.

 -Më mirë në pasarela apo para një fotografi?

Nuk mund t’i veçoj, të dyja i bëj me pasion dhe më japin emocione pozitive.

 -Vivian je single ?

 Jo, nuk jam single.

 -Vetëm kaq?

No coment. Për mua nuk ka rëndësi se me çfarë ai merret,inteligjenca dhe mënyra e komunikimit janë të rëndësishme për mua.

-Çfarë veçorish duhet të ketë një mashkull për ty, që të tërheqë vëmendjen?

Inteligjencë, elegancë dhe mënyra e të komunikuarit për mua sintetizojnë cilësitë e një mashkulli tërheqës.

 -Çfarë nuk duhet të bëjë kurrë një mashkull me ty?

Ai nuk duhet të tradhtojë besimin tim për të…

-U beson njerëzve?

Si natyrë besoj shumë tek njerëzit dhe pse në ndonjë rast mund të rezultojë si një defekt.

 -Përdor “gënjeshtrat e bardha”?

Zakonisht njeriu në rritjen e tij shoqërohet nga “gënjeshtrat e bardha”, kështu që dhe unë ka raste që dhe i përdor.

-Sa para shpenzon në muaj mesatarisht dhe çfarë shpenzon më tepër?

 Nuk mund të jap një shifër të saktë, por shpenzimet më të mëdha shkojnë të look-u im, pra te garderoba. Zakonisht jam e fiksuar pas këpucëve dhe çantave, me të cilat nuk ngopem kurrë.

 -Cili ka qenë komplimenti më i çuditshëm që të kanë bërë?

Komplimente marr shumë, si çdo vajzë. Një ndër më të çuditshmit ka qenë, kur dikush më tha se donte të dilte me mua, vetëm që ta shihnin të tjerët të shoqëruar me mua.

 -Si u ndjeve?

(qesh) E di që është shumë i çuditshëm, normal që nuk iu përgjigja, thjesht më erdhi për të qeshur.

-Vivian, për ty është e rëndësishme t’i thyesh tabutë?

Varet për cilat tabu bëhet fjalë.

-P.sh, puthjet në publik?

Është e vërtetë që puthjet në publik janë ende tabu në Shqipëri, por në raste të tilla unë personalisht veproj në atë çka ndjej se duhet të bëj, pra ky veprim është një nga tabutë që mund të thyej.

-Qyteti ku je ndjerë më mirë?

 El Gouna në Egjipt, është një ndër qytetet, ku jam ndjerë më mirë, pasi përpos bukurisë natyrore dhe ambientit të veçantë, edhe njerëzit ishin shumë mikpritës dhe miqësor.

-Cila është ëmbëlsira që nuk i thua dot jo?

Nuk i preferoj shumë ëmbëlsirat, por nuk i them kurrë jo çokollatës që zakonisht e preferoj të zezë.

 -Ngjyrën e flokëve e ndërron shpesh?

Jo përherë qëndroj tek ngjyra ime natyrale (kafe e errët), nuk më pëlqen të eksperimentoj me flokët.

-Librat e preferuar?

Më pëlqen shumë të lexoj dhe libri është pjesë e pandashme dhe pse shumë herë mund të jem e ngarkuar. Kam disa libra të preferuar, por ndër to mund të përmend “Djalli vishet me Prada”, “Coco Chanel” i Alfonso Signorini.