Viti Kulturor Austri-Shqipëri 2018

937
Viti Kulturor Austri-Shqipëri 2018, do të jetë për dy vendet, viti i forcimit të bashkëpunimit në fushën e kulturës dhe jo vetëm, duke (ri)zbuluar të përbashkëtat mes dy vendeve. Koncerti “Vienna salutes Tirana“, i cili do të mbahet, më datë 15 shkurt 2018, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, do të çelë zyrtarisht Vitin Kulturor Austri-Shqipëri 2018 në Tiranë. Në këtë kuadër Ambasada Austriake ju fton në një konferencë për shtyp më datë 14 shkurt, ora 11:00, në Hotel Rogner (Dhoma “Vienna”).

Të pranishëm në panel:
• Ambasadori i Rep. të Austrisë në Shqipëri, z. Johann Sattler
• Sopranoja, znj. Inva Mula
• Ideatorja dhe producentja e koncertit, znj. Ingrid Mukeli
• Sopranoja, znj. Vikena Kamenica
• Violinë e parë, z. Benjamin Ziervogel
• Bariton, z. Günter Haumer
Koncerti vjen në Tiranë me mbështetjen e Ambasadës Austriake në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë dhe produksion të “Glanz-Ing Tendler Performances”.


Sigal