Virusi “Judy” infekton mbi 36 milionë pajisje Android, prek disa aplikacione

708
Kërkuesit nga kompania CheckPoint kanë bërë të ditur se më shumë se 36 milionë pajisje Android mund të jenë infektuar me virusin “Judy”.
Ata kanë zbuluar virusin “Judy” në rreth 50 aplikacione në Google Play Store, raporton BBC.
Aplikacionet përmbajnë kodin, i cili pajisjet e infektuara i dërgon në faqe të caktuara të internetit, në të cilat gjenerohen klikimet e rreme në reklamat e faqes me qëllime përfitimi, thanë programuesit.
Aplikacionet e infektuara janë larguar nga Google Play Store.
Sigal