Vip-at botërore që kanë përjetuar ngacmimet dhe talljet kur kanë qenë të rinj…

1385
Sigal

‘’Të Ngacmuarit’’ në Shkollë! Ja cilët kanë qenë ‘Pre e Bullizmit’!!!!

Bullizmi është një fenomen modern, që ka ekzistuar që herët në shoqërinë njerëzore, por vetëm kohët e fundit ky fenomen ka marrë vëmendjen pak më shumë për arsye se pjesë e tij kanë qenë dhe personat e famshëm të showbiznesit mbarë botëror e që sot influencojnë nëpërmjet muzikës dhe kategorive të tjera të artit. “Bullyied” do të thotë të ngacmohesh ose të tallesh nga të tjerët e të bëhesh objekt diskutimi për diçka të cilën e ke ndryshe nga ata, për shembull, një defekt në pamjen e jashtme, një anomali fizike, për shkak të sjelljes së ndrojtur, të qenit vetëm e shumë shkaqe të tjera. Mësohet nga statistikat e ndryshme se ky fenomen është gjithnjë në rritje dhe shumë herë mund të degradojë në dhunë, vetëvrasje apo edhe në transformime psikologjike të personalitetit njerëzor. Këtë gjë, e kanë vuajtur dhe shumë nga personazhet e ekranit te cilët, nga vuajtjet e tyre janë frymëzuar duke nxjerr mësime dhe duke rritur forcën në vetvete për të arritur aty ku ata duan. Sot do ju prezantojmë me një listë me dhjetë emrat të këngëtarëve ikonë të kohës moderne, si ata e kanë përballuar këtë fenomen, si kanë reaguar në atë kohë dhe si ndihen sot kur kujtojnë ato kohëra të sikletshme ku shoqëria i paragjykonte! E nuk kishte si të ndodhte ndryshe në krye të top listës me emrat të cilët përbuzeshin, përfliteshin vesh pas veshi dhe kritikoheshin është Lady Gaga.

Lady Gaga

Sot është një divë e muzikës pop saqë shumë sondazhe përfshirë dhe revistën ‘’Rolling Stones’’ e kanë konsideruar atë si mbretëreshën e muzikës pop. Lady Gaga, e cila ka fituar dy çmime Gwinness për popullaritetin dhe impaktin e saj social nëpër botë, pesë çmime Gramy, mbi 55 milionë fansa në rrjetin social në Facebook, si dhe është mbretëreshë e kopertinave të të gjitha revistave prestigjoze (edhe mjaft vlerësime për krijimtaritë e saj, shitjet e albumeve, dhe rolin e saj në botën e modës si një ikone fashioni), ka qenë më e forta përsa i përket luftës së Bullizmit. Ajo ndryshe nga të tjerët, pikën e saj të dobët e përdori si armën e saj më të fortë. Lady Gaga nuk u ndal kurrë përpara ‘urryesve’ dhe sot të gjitha shprehjet e saj që i përdorte kur ishte njeri i thjeshtë janë bërë motivim për shumë persona dhe artistë të rinj e të panjohur që luftojnë për ëndrrat e tyre në këtë realitet të vështirë. Lady Gaga gjithmonë besonte në veten e saj duke thënë se një dite do bëhej një yll dhe kështu ndodhi duke i lënë me gisht në gojë të gjithë dyshuesit. Ajo tallej për dhëmbët e saj të parë prerës që i kishte të gjatë dhe për hundën me kurriz. Gjithashtu dhe për karakterin e saj çapkën, disa herë ne histori te saj të cilat ajo i ka shprehur e përlotur nëpër emisione të ndryshme, atë e kanë injoruar, e kanë hedhur në kazane plehrash dhe e kanë ofenduar. Një ndodhi që ajo e tregon është ajo përpara se të bëhej e famshme kur takoi këngëtarin zezak Akon i cili mori në dorë talentin e saj, përpara se të hynte në studion e tij, në një ditë të zakonshme Lady Gaga pati një debat me pastruesen e studios së tij. Ajo i tha Lady Gaga-s që nuk kishte për t’ia dal në fushën e muzikës pasi për të qenë këngëtare ajo duhet te kishte prapanicë të fryrë dhe një gjoks me silikon dhe të ishte e gjatë si modele siç ishin këngëtaret e tjera, ’ – Lady Gaga me një buzëqeshje në mimikën e saj ia ktheu që ajo ishte aty për të kënduar dhe jo për të shkuar me njeri. Me këtë jo vetëm që ia mbylli gojën, por fitoi dhe ndjesën e pastrueses që i ra në sy pjekuria dhe këmbëngulja e Gaga-s. Sot Gaga ka hapur dhe fondacionin e saj ‘Lindur në Këtë Mënyre’ (Born This Way) bashkë me mamanë e saj, të cilat mbrojnë vlerat njerëzore, talentin dhe pasionin e spikatur tek të rinjtë që u mohohet e drejta e fjalës dhe që nuk janë të barabartë me bashkëmoshatarët e tyre. Për këtë Gaga ka bërë dhe ligjin për gjobëvënie ndaj atyre që tallin, bëjnë dikë të ndjehet keq pas vetvrasjes së fansit te saj. Ky ligj u miratua menjëherë nga Barac Obama, presidenti i SH.B.A-ve.

Jessie J

Pas Lady Gaga-s, një tjetër artiste që ka qenë pre e këtij fenomeni është Jessie J, ajo madje ka dedikuar dhe një këngë ish- shoqeve të klasës ‘Kush po Qesh Tani?’ (Who’s laughing now?), Jessie-it i gjuanin me gurë në kokë, e thërrisnin aliene dhe Bugs Bunny  prej dhëmbëve, ajo gjithnjë shkonte në dhomën e saj duke qarë të ëmës dhe i thoshte se i kishte ikur dëshira për të ikur në shkollë të nesërmen. Jessie, tashmë me stilin e saj të veçantë ua ka mbyllur gojën ish-mikeve të saja që vuanin për famë, por që tani janë askushi. Ato janë munduar të flasin me Jessien për shkak të famës së saj madje i kanë dërguar dhe video mesazhe duke i treguar sesa krenare ishin për të dhe se ishin shndërruar në fanset e saja. Por që Jessie sigurisht që i injoroi pas gjithë atyre që i kishin bërë.

Britney Spears

Megjithëse mund të duket e çuditshme sesi një bukuroshe mund të ketë vuajtur nga shoqëria dhe të jetë tallur, kjo është më se e vërtetë sepse Britney ka vuajtur gjithnjë shprehjen Amerikane se ‘Bjondet janë jo të zgjuara’ dhe kjo binte në sy nga batutat e Britney që ishin kaq pa lidhje me çdo situatë ku ajo shpreheshe, saqë thuhet se po  të  mos kishte qenë për mamanë e Britney-t qe menaxhonte gjithçka dhe kujdesej për të Britney s’do ishte bëre kaq e famshme, madje dhe Justin Timberlake qe ka qenë i ëdashuri i Britney dikur është shprehur nëpër revista te ndryshme se ajo ishte e trashë. Britney e shkatërroi shpejt karrierën e saj asaj kohë duke rënë pre e shumë fenomeneve si prija e alkoolit pa limit, humbja e besimit te fansave, humbja e mijëra kontratave që e lanë atë troke duke mos ditur të çaj përpara. Epo kur t’i jep Zoti te gjitha, më e rëndësishme është një mendje e zgjuar, sepse sa hap e mbyll sytë mund t’i humbësh të gjitha si Britney, megjithëse kohët e fundit duket në formë dhe po mundohet të rindërtojë imazhin e saj.

Emma Watson

Vajza që luante në filmin e ‘Harry Potter’ ngacmohej shpesh në shkollë për rolin e saj si Hermione, duke e përqeshur sa herë që i përgjigjej një pyetjeje në mësim, klasa thërriste: “3 Pikë Për Grifindor’’!

Sandra Bullock

Paragjykohej pasi kishte mamanë gjermane dhe s’ia kishte haberin fare kulturës Europiane dhe vishej shumë ndryshe nga moshatarët e saj.

Tom Cruise

Rrihej në shkollë nga moshatarët dhe nuk kishte guxim të kthente përgjigje, pasi vuante nga disleksia.

Miley Cyrus

Për arsye se përkëdhelej shumë dhe e quante veten si mbretëreshë të çdo mbrëmje që organizonte shkolla, për këtë arsye vajzat e tjera në shkollë e keqtrajtonin fizikisht, e mbyllnin në banjo dhe i ngjisnin letra pas shpine, ku ajo i ka trajtuar dhe në serialin e saj për adoleshente. ‘Hannah Montanna’.

Princi Harry

Tallej për flokët e tij të kuqe duke e krahasuar shpeshherë dhe me ngjyrën e jashtëqitjes!

Tiger Woods

Kur ishte një adoleshent atë e lidhnin në pemë shokët e klasës, ndoshta prej ngjyrës së tij të lëkurës që ndryshonte nga pjesa tjetër e klasës.

Tarja Turunen

Bullizohej pa shkak, pasi vajzat e tjera në shkollë xhelozonin zërin e saj të bukur. Për këtë fakt Tarja rrinte gjithnjë e mërzitur dhe vetëm në bankë.

 

Përgatiti: Arlis ALIKAJ