Violeta Mirakaj/ “Sa bukur tingëllon gjuha jonë….në mërgim…”

714
U hodhën hapat e para të festivalit për fëmijë, në gjuhën shqipe tre vite me parë, ketu në New York, dhe përsëri në sallën e koncerteve “Lila Wallace Auditorium Japan Society” Manhattan , NY u dha me 31 Maj 2015 Festivali i Tretë për Fëmijë “Zërat e Rinj 2015”. Këtu u bashkuan zërat fëminor të fëmijëve shqiptar ardhur nga shtete të ndryshme të Amerikës, si përfaqësues më të mirë të të gjithë trevave të Shqipërisë, nga Labëria dhe Dibra, nga Kosova e Çamëria, Veriu dhe Jugu. U tregua me së miri ekzistenca e një kombi, ekzistenca e një gjuhe sa e lashtë dhe e bukur si dhe ekzistenca e një ëndrre : “ Dëshira dhe dashuria për paqen dhe lumturinë” . Ne këtë sallë u tregua dhe njëherë se “Muzika është gjuha e vërtetë e të gjithë kombeve”. Komunikimi në gjuhën tonë, gjuhën shqipe dha emocione në sallë, dhe na kujtoi se sa bukur tingëllon ajo, gjuha jonë, në një vend të huaj. Komunikimi muzikor u shpalos për dy orë . Melodia , kënga dhe vallja u interpretuan me shumë talent nga fëmijët prej disa shteteve të Amerikës dhe Kanada, në të cilën u përfshinë jeta, ëndrrat dhe gëzimet fëminore. Pra, me një buqetë të bukur artistike u përshëndetën të gjithë fëmijët , dhe ne vecanti te gjithë fëmijët shqiptarë kudo në botë. Prezantimi i Festivalit të tretë për femijë “Zërat e Rinj 2015” u prezantua nga Lorivert Cobo, NY. Joana Avrami dhe Sergei Bylyshi, Boston. MA. Festivali i tretë për fëmijët u organizua nga stafi i përbërë : Pranvera Çobo, Drejtuese artistike, ideatore e këtij festivali “Zërat e Rinj”; muzikologe, drejtuese artistike e Ansamblit Artistik të Këngëve dhe Valleve Shqiptare, një artiste e palodhur ne komunitetin shqiptar ne Amerike. Regjisor: Sabir Kanaqi. Regjisori i tre filmave të shkurtër dhe dokumentar. Është fitues i Çmimit “Filmi më i Mirë kombëtar” në Dokufest, Asistent- Pedagog në Akademinë “Marubi” Tiranë. 
Koordinator organizativ : Lorend Çobo, Ideator i Festivalit “Zërat e Rinj”. Skenografi : Altin Rizi, Dallohet për një aktivitet shumë të gjerë në këtë fushë. Libreti: Violeta Mirakaj; Studiuese dhe kritike letrare; Drejtuese për vite me radhë të Qeverive Studentore. Është publiciste dhe fituese e çmimit të parë së bashku me muzikanten P.Çobo në Festivalin “Zërat e Rinj” 2013. Nuk mund të mos kishte një shtrirje kaq të gjerë ky aktivitet pa pjesëmarrjen dhe punën e mrekullueshme, plot pasion dhe profesionalizëm të mesuesve të muzikës si: Justina Martini nga shkolla shqipe “Besa” e MA ; si dhe Z. Hamdi Gjana nga shkolla shqipe “Bijtë e Shqipes” Philadelphia. Z. Hamdi Gjana u nderua dhe u vlerësua në veçanti për punën e mirë individuale me fëmijët e vegjël të shkollës shqipe “Bijtë e Shqipes” Philadelphia. Melodia dhe lëvizjet e bukura të valltarëve të vegjël krijuan një atmosferë të gëzueshme dhe emocionale. Këtu spikaten “Vallja e Tropojës”me koreografi Klevis Tafaj, dhe “Valle Çame” nga shkolla shqipe “Besa” MA me koreograf Bashkim Braho. Ky aktivitet u realizua duke patur dhe mbështetësit si dhe sponsorët e tij, ku dhe u falenderuan ; si : 1-Assemblyman Hon. Of District 80 in NY Z. Mark Gjonaj
2- Organizata e gruas Shqiptaro – Americane “Motrat Qiriazi” me presidente
Dc . Anna Kohen
3- Mbështetja mediatike TV “Albania Culture” me president Adem Belliu
4 – Radio Televioni Shqiptar me gazetaren Elona Paja si dhe operatori Nebi Duro
5- Znj. Suzana Vangjeli, pjesëtare e bordit Shqiptaro -American “Bijtë e Shqipes”, e cila ka dhënë një ndihmë ne marrjen pjesë të fëmijëve nga Philadelphia
6- Drejtoresha e shkollës shqipe “Besa” MA . Znj. Enkeleda Mano
7- Si dhe të gjithë prindërit e fëmijëve pjesëmarrës në këtë festival, të cilët i falënderojmë në veçanti. Programi ishte i ndërtuar nga 22 këngë, 12 këngë konkurruese, krijime të reja ; si dhe 10 të tjera këngë në vite nga repertori i festivaleve për fëmijë organizuar në NY, Shkup ,Prishtinë, Ulqin dhe Shkodër. Seriozitetin e këtij evinimenti artistik , për vlerësimin e këngëve, e dha juria e përbërë me kryetar 1- Valentin Veizi, si një nga kompozitorët me të suksesshëm në Shqipëri. Disa herë është fitues çmimesh kombëtare. Me këngën “Mall” hyn në finalet e konkurrimit të “FIDOF” në Los Angelos, Kaliforni. Në vite merr pjesë në konkurse të ndryshme dhe prezanton Shqipërinë suksesshëm në disa veprimtari ndërkombëtare.
2- Pajazit Murtishi – Artist, aktor. Ka interpretuar shumë si monodramën “Unë jam Adem Jashari”; “Pashko Vason” “Bagëti e Bujqësi”etj. Në festivalin e teatrit shqiptar ne Maqedoni i ndahet çmimi “Special”. Artisti Pajazit Murtishi e nderoi këtë aktivitet duke recituar vargje nga poema “Bagëti e Bujqësi” si dhe bëri prezantimin e këngës së re “Brezi me kapuç të bardhë”. Theksoi se kjo këngë i kushtohej gjyshit të zhdukur nga masakrat serbe në Kosovë , gjyshit të Enesa dhe Joana Dedinca. Kjo këngë u interpretua po nga këto dy motrat me ndjenjën e dashurisë dhe të respektit për gjyshin si dhe gjithë martirët e kombit tonë.
3- Adem Belliu – President i “Albania Culture” TV
4- Merita Halili – Si një këngëtare e njohur për të gjithë ne , pasi këndon këngën e tabanit popullor. Ka realizuar albume dhe këngë të shumta. Ne vitin 2000 u quajt “Ambasadore e Kombit”
5- Raif Hyseni – Muzikolog, së bashku me Merita Halilin dhe orkestrën e tyre, prezantuan muzikën tonë të bukur jo vetëm në Amerikë dhe Europë, por deri në Japoni. Merr pjesë në festivale të ndryshme në Kosovë dhe jashtë saj. Nata e festivalit u hap me këngën “Manekine jam”. Këngëtarja Sijeta Hoti erdhi nga Toronto, Canada. Muzika dhe teksti Bajram Zeqiraj, orkestrimi Mentor Latifi. Këngët erdhën njëra pas tjetrës sollën freskinë dhe humorin fëminor, jetën e përditshme të tyre; si “Zilja e Zgjimit” Teksti: Suela Tukiqi, Muzika dhe orkestrimi Jetmir Mehmeti, Kënduan Greta Strako dhe Cindy Subashi i shoqëruar nga kompleksi NY. Kjo këngë u vlerësua me çmimin e tretë. Mariza Sheldia është këngëtarja nga NY ,ka marrë pjesë dhe në festivalet e mëparshme “Zërat e Rinj”solli shumë bukur këngën “Vetëm një lule” Teksti , muzika dhe orkestrimi Petrit Tërkuci. “Luli i Vocërr” me tekst , muzikë dhe orkestrim nga Bardhyl Hysa, u këndua nga Clea Perolli ,shoqëruar nga kori i NY. Kënga “Nëna ime” ,teksti , muzika dhe orkestrimi Jeton Murtishi u këndua nga Teddy Çobo, i cili u vlerësua nga juria me Çmimin Special për Talentin e Ri “Motrat Qiriazi”. Cmimi i parë ,i cili i shkoi krijimtarisë artistike,e mori kënga “Kukull e Vjetër” Muzika, Teksti dhe orkestrimi Roland Guli, e këndoi dueti Rebeka Martini dhe Xhenisa Zajmi; shoqëroi kompleksi i shkollës shqipe “Besa”, Boston ,MA. Çmimi i dytë, i cili I shkoi krijimtarisë artistike, e mori kënga “ Brezi me Kapuc të bardhë” Teksti :Aulon Kalaja, Muzika dhe orkestrimi Ylli Kalaja, e kënduan Enesa & Jona Dedinca. Ndryshe nga dy festivalet e mëparshëm, kjo natë magjike e këngëve të fëmijëve shqiptarë u mbyll me “Hymnin e Flamurit’. Për herë të parë të gjithë fëmijët e shteteve pjesëmarrës, janë mbledhur së bashku ,nëpërmjet këngës shpalosin më së miri ndjenjat patriotike, dashurinë për vendin dhe shpirtin e sakrificës. “Porsi fleta e engjëllit të Zotit/ Po rreh Flamuri i Shqipërisë/ Thërret binjt’ e Kastriotit…”. Jehona e dy këngëve “Zani i Atdheut”, “Porsi Fleta” te interpretuar shumë bukur nga kori i festivalit, të shoqëruar me valëvitjet e flamujve i mbanin një grup djemsh të vegjël, krijuan emocione të mëdha. Festivali mbyllet duke kënduar këngën fituese të Çmimit të Parë ,” Kukull e Vjetër” kënduar nga Rebeka Martini & Xhenisa Zajmi, të shoqëruar nga kori i femijëve Boston, MA. Dhe një herë nëpërmjet këtij aktiviteti artistik , u tregua se sa bukur tingëllon Gjuha jonë në mërgim….. 
Sigal