Vilma Mjekra: Dashuroj çdo gjë që më bën të lumtur

779
Konkursi i fundit i bukurisë, në të cilin ka marrë pjesë ka qenë Miss Shqipëria 2014. 
Ajo e vlerëson çdo çmim që i jepet, por më shumë vlerëson pjesëmarrjen se sa fitoren. 
Sipas saj, bukuri do të thotë të jesh një njeri i bukur në tërësi. Asnjëherë nuk është më interesante bukuria fizike, se sa një shpirt fisnik dhe një mëndje e bukur që zgjasin tërë kohës, thekson ajo.
– Miss Shqipëria 2014, sa i rëndësishëm mendon se do të jetë për te ardhmen tende? 
Nuk mendoj se kishte një rëndësi për të ardhmen, e provova thjesht si një eksperiencë e bukur dhe u kënaqa me aq sa mu dha. 
-A keni hasur me probleme të tilla, si: një mos dëshirë e prindërve apo miqve të tu që të merrje pjesë në kompeticione të tilla?
Jo, asnjëherë, përkundrazi ata më kanë mbështetur gjithmonë.
-Imazhi i kujt firme do të preferonit të ishit?
Chanel !
– Tashmë është rritur numri i modeleve shqiptare, a ndihet konkurrenca dhe sa e ndershme është kjo konkurrence? 
Në Shqipëri nuk ka shumë modele të mirëfillta, aq shumë sa janë në numër, shumë pak prej tyre ia vlejnë. Por unë nuk e shoh konkurrencën me të tjerë në asnjë anë të jetës sime. Unë konkurroj me veten, jo me të tjerët. 
– Përse tregu shqiptar i modelingut ende është shumë i ngushtë? 
Mendoj se ka ardhur shumë vonë te ne dhe si e tillë duhet dhe kohë për t’u zgjeruar. 
-Si e kujtoni sfilatën e parë dhe konkurrimin? 
Ishte tmerrësisht emocionuese edhe muskujt e fytyrës nuk ishin të qetë, por dridheshin. Por ishte dhe aq e bukur sigurisht 
– Po për shkollimin cila është rruga që po ndiqni? 
Unë studioj për mjekësi në Fakultetin e Mjekësisë, Tiranë.
– Kur ndiheni më mirë kur ju thonë jeni e bukur apo e zgjuar? 
Sigurisht që e dyta më intereson më shumë. Por akoma më mirë ndihem kur thonë : “gërshetim i bukur”, haha.
-Cila është veshja e preferuar, sportive apo klasike? 
Klasike normalisht, pavarësisht që mua më gjendet më shumë sportivja gjatë ditës. 
-Cilat janë synimet tuaja? 
Do doja shumë të kisha një karrierë televizive, por edhe profesionale të shkollës ku studioj. Por jam vetëm në fillim 
-A jeni e dashuruar dhe cili është mendimi juaj për dashurinë?
Unë dashuroj çdo gjë që dua apo që më bën të lumtur dhe prandaj jam një njeri i lumtur, sepse dashuroj 
-Ku i bëtë pushimet verore dhe pse? 
Në Jugun e Shqipërisë, që e frekuentoj shumë gjatë sezonit veror. Orikum,Jalë, Pogradec. 
– Çfarë lexuat gjatë pushimeve? 
– Kam lexuar shumë libra jashtëshkollor dhe akoma po vazhdoj, sepse nuk i ndahem atyre 
Më mirë në dimër apo në verë? 
– Ndonjëherë dimër, ndonjëherë verë… 
-Ushqimi i preferuar? 
– Pjatat me fruta deti. 
-A ndihet e vlerësuar sot femra shqiptare?
– Nga shoqëria sigurisht që jo, por nga arritjet vetjake sigurisht që duhet të ndihet. 
A është ende maskiliste shoqëria shqiptare? 
– Shoqëria maskiliste ekziston akoma nëpër botë, jo më në Shqipëri, ku ndihet çdo moment kjo frymë.
Sigal