Vilma Hodo: Rrugëtimi i “Bukës”

515
Sigal

Blerta
Kelmendi është vetëm 22 vjeç, por tek sheh dhe percepton filmin e saj, bindesh
për pjekurinë emocionale dhe intelektuale

 

“BUKA”
është filmi i parë i një prej regjisoreve të reja më premtuese të brezit të ri
të regjisorëve shqiptarë. Cilësim ky i mbështetur natyrshëm tek rrugëtimi i
suksesshëm në kompeticione të rëndësishme ndërkombëtare. Blerta Kelmendi është
vetëm 22 vjeç, por tek sheh dhe percepton filmin e saj bindesh për pjekurin
emocionale dhe intelektuale, tipike për talentet. “Buka” do të ishte “provimi
final” i diplomimit të saj në Universitetin e Arteve për Regji Filmi. Por si një
talent që kohën dhe frymëzimin nuk e lë të humbasë ajo do të punonte fort, me
disiplinë dhe më gjithë shpirt për të realizuar veprën e saj të parë të vërtetë.
Ende në poces përgatitjesh filmi mori mbështetje nga Qendra Kombëtare
Kinematografike. Mbledhja e një ekipi profesionistësh dhe mbështetja e
pakursyer e regjisorit të mirënjohur Bujar Alimani dhe producentes Tefta Bejko  do sillte ditën e rëndësishme, xhirimin e
filmit. Ditë dhe net të gjata pune do ta sillnin ekipin  në ditën e xhirimit për të finalizuar
“dashurinë e parë” të Blertës.”Buka” përfundoi xhirimet. Ekipi i punës me
profesionalizëm të lartë dhe një kast aktorësh të jashtëzakonshëm të cilët
ishin të duhurit për filmin “Buka”. Rikthimi në ekranin e kinemasë të aktores
brilante Hajrie Rondo dhe aktori i mirënjohur Ligoraq Tushe. Investimi dhe
dashuria që ishte derdhur tek “Buka” e Blerta Kelmendit do ta shkëpuste atë përfundimisht
nga cilësimi “filmi i diplomës”. Por Përzgjedhja  në Festivalin Ndërkombëtar “Drama Internacional
Short Film Festival” në Greqi do ta firmoste këtë fakt. Filmi “Buka” ishte i
vetmi film i shkurtër që fliste shqip duke prezantuar Shqipërinë në Festival. Filmi
pati screening (shfaqjen) në 17 shtator 2015 dhe ishte pjesë e kompeticionit
zyrtar të Festivalit. Ky kompeticion i parë ndërkombëtar do të shenjonte rrugëtimin
e “Bukës”. Publikimi në media, se disa filma nga Shqipëria, përfshirë dhe
filmin “Buka”  ishin përzgjedhur në Short
Film Corner  e “do të shkonin në Kanë” e
distancuan Blertën nga zhurmat mediatike të atyre ditëve. U përpoq të fliste me
disa gazetarë për t’i bërë të qartë se Short Film Corner nuk është një kompeticion,
është një “ market i madh me filma” ku ti paguan një tarifë që filmi yt të
vendoset në këtë “market” e të mund të shihet nga gjithkush që hyn në “market”
ka interes dhe klikon ta shohë. Ftesave të emisioneve, intervistave në gazeta, delireve
nëpër kafene Blerta vendosi t’i refuzonte, sepse ajo e kishte të qartë çfarë
ishte Short Film Corner për filmin e saj “Buka”. Ëndrrat me Festivalin e Kanës
ajo nuk i shihte me sy hapur… Me durim dhe heshtje talenti vazhdonte procedurat
e aplikimeve për kompeticione të mirëfillta ndërkombëtare. Nëpërmjet aplikimit online me CV-në dhe filmin “Buka” ajo përzgjidhet
në edicionin e 10-të programit “Talents Sarajevo” në Sarajevo Film Festival. (12-
20 gusht 2016). Një eksperiencë cilësore profesionale për të dhe rrugëtimin e
saj. Një mundësi për njohje e bashkëpunime në të ardhmen më kolegë të saj nga e
gjithë bota. Një program cilësorë në funksion të Kineastëve të ardhshëm talent.
Një muaj më pas “Buka”  do të përzgjidhet
në Albanian Film week në New York. Dita kur filmi kishte “screening” shfaqjen
në ekran në New York  Blerta nuk mundi të
ishte atje për shkak të refuzimit të vizës. Por trishtimin e mungesës në
shfaqjen e filmit të saj do e zhdukte çmimi për “kamerën më të mirë” për filmin
“Buka” në Albanian Film Week në New York. Kompeticionet e mirëfillta do e
ndiqnin filmin “Buka” dhe jo rastësisht.”Buka “ me regji nga Blerta Kelmendi së
bashku me filmin “Biseda” nga Gledis Bica u përzgjodhën në edicionin e 14-të të
“Mediterranean Short Film Festival of Tangier” në Marok. Të dy këto filma të mbështetur
nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë përfaqësuan Shqipërinë në këtë festival
nga 10-15 tetor 2016. Tashmë  filmi “Buka”  ka një identitet të tijin falë këtij
rrugëtimi. Publiku ynë kanë nevojë për një film si “Buka”