Viktoria Beckham heq tatuazhin kushtuar bashkëshortit

502
Gjatë verës, David Beckham, ka treguar tatuazhet e shumta që ka në trup. Kushtuar familjes. Ndërsa, bashkëshortja e tij, Victoria, nuk është një fanse e madhe e tatuazheve. Sipas burimeve për “The Sun”, 41-vjeçarja, nënë e katër fëmijëve, ka ndjekur disa seanca me trajtime lazer, për të hequr tatuazhin mbrapa qafës të cilin ia kishte kushtuar bashkëshortit. Tatuazhi mbante mbishkrimin “Jam e atij që dua, dhe ai që dua është i imi”. Viktoria është shprehur se e ka marrë këtë vendim në mënyrë që të merret më seriozisht në industrinë e modës.
Sigal