VIDEO/ Rita Ora merr pjesë në audicionet e fshehura të “Voice of Germany”, juria nuk e njeh

164
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka marrë pjesë në spektaklin e njohur “Voice of Germany” mbrëmjen e djeshme.
Në fakt ishte e gjitha pjesë e spektaklit, pasi këngëtarja që aktualisht qëndron në Britani, ishte e ftuar speciale.
Rita Ora u shfaq si këngëtare që merrte pjesë në audicionet e fshehura, dhe juria duhet të shtypte butonin për ta zgjedhur ose jo.
Rita këndoi një këngë të njohur të saj “Your song” dhe me shaka anëtarët e jurisë pasi kishin shtypur të gjithë butonin i thanë se e ke kënduar fiks si origjinalja.