VIDEO/ 13-vjeçari shqiptar mahnit publikun dhe jurinë e ‘The Voice Germany’

724
Gjithnjë e më shumë të rinj shqiptarë po hedhin hapa drejt suksesit në talent show në shtete të ndryshme të botës, duke dëshmuar se vendi ynë ka talente të jashtëzakonshme.
Dhe së fundmi, ka qenë radha e 13-vjeçarit Besim Karpuzi nga Kosova për ta treguar këtë. Vogëlushi së fundmi ka konkurruar në “The Voice Kids” në Gjermani ku ka mahnitur jo vetëm publikun, por edhe anëtarët e jurisë me zërin e tij.
Teksa ai këndonte, publiku nisi të brohoriste me të madhe duke nxitur jurinë të shtypte butonat.

Sigal