Victoria dhe David Beckham me vogëlushen Harper në baletin “Arrëthyesi”

548
Ccifti Beckham dhe vogëlushja e tyre, Harper kanë shijuar në Royal Opera House, baletin “Arrëthyesi”.
Ish-pjesëtarja e grupit “Spice Girl”, bashkëshorti i saj David, vogëlushja 4-vjeccare dhe djali i tyre, Brooklyn, 16 vjeç kanë shijuar shfaqjen në një nga lozhat specilale të Royal Opera House, në Londër.
“Balerina jonë e vogël e adhuron “Arrëthyesin” këtu në Royal Opera House”, shkruante në Instagram, Victoria, mama e tre fëmijëve, të shoqëruar edhe më një foto të saj me vogëlushen.
Vajza e vogël e çiftit prej disa kohësh merr mësime baleti, por asaj i pëlqen shumë edhe futbolli. Të vëllezërit, Brooklyn, Romeo, 13 vjecc, dhe Cruz, 10 vjecc, të tre luajnë futboll.
Ndrsa së fundmi edhe Victoria e ka pranuar, se dhe pse vajza ka marrë mësime baleti, asaj i pëlqen shumë edhe futbolli.
“Harper e adhuron futbollin,” është shprehur më herët stilistja, gjatë një interviste. Megjithatë ajo e ka thënë hapur se nuk dëshiron që vajza e saj të merret me futboll, “Kjo është si të merrja një goditje me thikë në zemër, u shpreh ajo.
Sigal