Victoria Beckham fiton një tjetër çmim mode

483
Falë punës së palodhur dhe talentit të padiskutueshëm, ajo ka arritur të ndërtojë një nga perandoritë më të mëdha në fushën e modës.
Dhe ndërsa linja e saj e re me siguri do t’i fusë në xhep shumë të ardhura, Victoria Beckham është vlerësuar sërish me një çmim për krijimet e saj. 41-vjeçarja ka marrë çmimin ‘Luxury Brand of the Year’, në eventin e përvitshëm të modës ‘Walpole British Luxury Awards 2015’.
Duke vërtetuar se ajo është mbretëresha e re në botën e modës, bashkëshortja e David Beckham arriti të mposhtte në konkurrim emra të njohur të fushës si Alexander McQueen, Bentley, Burberry dhe Roksanda.
Sigal